E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paskal Milo skeptik për qëndrimin e socialistëve

08-02-2012 / Gazeta 55

Ndryshimi i sistemit zgjedhor

Korrektimi i sistemit zgjedhor, sipas kryetarit të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, synon të sjellë barazinë e votës së qytetarëve. Në një intervistë, Milo thotë se Partia Socialiste, paçka se ka dhënë mbështetje, duhet ta mbrojë seriozisht këtë ndryshim në ligjin zgjedhor.
Milo duket se nuk harron lojën që socialistët kanë bërë me aleatët gjatë reformës së fundit zgjedhore, në vitin 2008, duke i trajtuar ato thjesht si garniturë politike. Ndërkaq, spektri i majtë i politikës shqiptare pritet të përjetojë ditët në vijim ndryshime konkrete.
Tre forca politike, Partia Socialdemokrate, Demokracia Sociale dhe Partia Socialiste e Vërtetë ’91, pritet të shpallin ditët në vijim grupimin e ri politik, për të cilin po punojnë prej disa javësh. Bashkimi i së Majtës Demokratike do të jetë pjesë e opozitës politike shqiptare, por nuk do të qëndrojnë nën hijen e socialistëve. Përkundrazi, mësohet se synohet t’i kundërvihet lëvizjeve politike, të krerëve të PS-së, që dëmtojnë interesat e së majtës, sidomos në këtë periudhë që në parlament po shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›