“T’u njihet shtetësia shqiptare qytetarëve me origjinë shqiptare dhe shtetasve të huaj që investojnë 100 mijë euro në Shqipëri”

Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje rishqyrtimin e ligjit për dhënien e shtetësisë shqiptare
Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje rishqyrtimin e ligjit për dhënien e shtetësisë shqiptare për shtetasit e huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin shqiptar. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se ligji për shtetësinë duhet të ndryshohet dhe të përcaktohet sipas standardeve të reja duke plotësuar edhe detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e heqjes së vizave. “Shqipëria duhet t`u japë shtetësi shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj. Kjo është një masë e cila i jep një shkallë më të lartë sigurie atyre që zbatojnë projektet në këtë vend, atyre që duan të blejnë vila për të kaluar pushimet në Shqipëri”, u shpreh Berisha. Ai deklaroi se ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë i miratuar nga Presidenti në vitet 1994 ndërsa ka shtuar se duhet të ridimensionohet qëndrimi, i cili duhet të orientohet drejt investimeve dhe drejt nxitjes së tyre.
...