“Edi Rama të mos pengojë numërimin e votave”
01/07/2009 Reagimi i PD-së
Partia Demokratike pas bllokimit të procesit të numërimit në disa ZAZ-ve, sidomos pas situatës së krijuar në Bushat të Shkodrës, i ka kërkuar publikisht Partisë Socialiste të mos pengojë këtë proces të rëndësishëm. Zëdhënësja e fushatës së PD-së Majlinda Bregu, në një prononcim për shtyp pak minuta më parë i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste të mos urdhërojë komisionerët socialistë që të braktisin procesin e numërimit. “Jam këtu për t’i drejtuar një thirrje kryetarit të PS-së Edi Rama që të zhbllokojë procesin e numërimit të votave në Bushat dhe në Shkodër. As Tom Doshi dhe askush tjetër nuk mund të dalë mbi ligjin, nuk mund të shkelë standardet e këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ndaj dhe një herë u bëj thirrje të zhbllokojnë procesin e numërimit të votave në KZAZ-në e Bushatit dhe zotëria që ka marrë detyrën dhe mandatin nga KQZ-ja si kryetar i KZAZ-së i caktuar nga PS-ja të paraqitet dhe të mos vonohet më procesi i numërimit, i cili ka 3 orë e gjysmë që mbahet peng nga Tom Doshi”, - tha ajo në një reagim pasditen e djeshme. Bregu u shpreh se duke vlerësuar edhe një herë numërimin e votave si procesin më transparent e më të qetë nga të gjithë vëzhguesit e huaj, nga media, nga vetë kandidatët për deputetë, “do t’i bëj edhe një herë thirrje, duke iu lutur që të zhbllokojë procesin zgjedhor në Bushat, në Bashkinë e Shkodrës dhe kudo tjetër që ka ndër mend të urdhërojë numëruesit e tij të braktisin tryezat e numërimit”.