Ministria e Mjedisit: Situata në shtretërit e lumenjve, alarmante
TIRANE- Ministria e Mjedisit kërkon pezullimin e lejeve të shfrytëzimit të shtretërve të lumenjve për inerte. Kreu i këtij dikasteri Fatmir Mediu ka deklaruar në Komisionin Parlamentar të veprimtarive prodhuese se situata është alarmante dhe se shtretërit e lumenjve janë shfrytëzuar pa kriter nga firmat private duke rrezikuar ëprmbytje dhe erozion. “Mendimi im dhe Ministrisë së Mjedisit është që ne duhet të arrijmë në frenimin e shfrytëzimit të lumenjve, sidomos në gjendjen që jemi sot sepse kemi vajtur në tabanet e tyre duke krijuar probleme shumë të mëdha në ujrat nëntokësore me shpejtësinë e ujit , të cilat shkaktojnë përmbytje. Duhet patjetër të pezullojmë dhënien e lejeve , të bëjmë një studim për të bërë reduktimin dhe pastaj të shikojmë dhe një studim më të avancuar për të bërë dhe investime më të qënësishme në shtretërit e lumenjve për ti kthyer ata në kanionet e tyre natyrale apo për të krijuar kanione artificiale që do të bëjnë të mundur shfrytëzimin më me kriter pa krijuar probleme” theksoi Mediu. Ministri i Mjedisit, Mediu ka kaërkuar që të veprojë Task Forca për të ndaluar aktivitetin e shfrytëzimit të shtretërve të lumenjve për inerte nga firmat e paligjshme, numri i të cilave është i konsiderueshëm. Masa e gjobave që është aplikuar deri tani, sipas mediut nuk ka sjellë asnjë rezultat. (e.n/News24/BalkanWeb)