E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasojat e termetit ne Kine 80 te vdekur mbi 200 mije te pastrehe

Tërmeti në jug të Kinës ka shkaktuar 80 të vdekur, 700 të plagosur, dhe 1900 banesa të shkatërruara. Ky është bilanci i një sërë lëkundjesh sizmike të magnitudës 5.6 në jug perëndim të Kinës. Tërmeti ka dëmtuar linjat telefonike dhe rrugët duke penguar ndërhyrjen e forcave të shpëtimit dhe duke e bërë më të vështirë komunikimin me zonat e prekura nga tërmeti. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në kufirin mes tre provincave të Junan dhe Guixhou. Më shumë se 200 mijë persona janë avakuuar nga zona e epiqendrës, ku ka shkuar të vizitojë banorët dhe kryeministri i vendit Uen Jiabao. Kreu i qeverisë kineze ka vizituar qindra familjet që janë strehuar në tenda të ngritura për gjendjen emergjente, ndërkohë që janë më shumë se 40 mijë banesat e dëmtuara. Departamenti për cështjet civileka llogaritur dëmet materiale që kapin shifrën e 500 milion eurove. Në vitin 2008 e njëjta zonë u gopdit nga një tërmet i magnitudës 7.8 dhe që shkaktoi rreth 90 mijë viktima.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›