Pasojat nga mungesa e Gjykatës Administrative
Reforma
Për më shumë se një vit rresht, bizneset i bëjnë thirrje qeverisë që të miratojë projektligjin “Për Gjykatën Administrative”, si mundësia e vetme për të gjykuar në mënyrë të pavarur çështjet administrative mes subjektit privat, individit dhe shtetit. Aktualisht, bizneset apelojnë për gjobën e marrë vetëm në komisionin e tatimeve, kurse ai i Ministrisë së Financave nuk funksionon prej një viti e gjysmë. Mungesa e një institucioni të pavarur dhe kompetent për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me vendime të tatimeve dhe doganave ndaj biznesit, kanë bërë të mundur krijimin e kostove e shtesë, pasi proceset aktuale në gjyqe zvarriten me vite, ndërsa privati duhet të paguajë komisione të larta si kusht për apelim.
#