E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasojat që ju sjell mbipesha në organizëm

17 preparatet bimorë që realizojnë rënien nga pesha pa efekte anësore. Vitaminat dhe mineralet më të mira për të reduktuar peshën e trupit

Mbipesha e tepruar pakëson aftësinë e organizmit për të përballuar infeksionet. Për të luftuar këto të fundit, duket se nevojitet rënia nga pesha. Në këtë përfundim kanë arritur disa shkencëtarë, të cilët kohët e fundit kanë gjetur një tjetër arsye për të luftuar mbipeshën trupore. Gjatë eksperimenteve me minj në laborator, ata vunë re se mbipesha e tepruar e bën organizmin e njeriut të paaftë për të luftuar infeksionet e ndryshme. E vetja mënyrë sipas tyre, për të luftuar infeksionet është rënia nga pesha. Gjenetisti Salomon Amar, pranë universitetit të Bostonit e lidh mbipeshën trupore me dobësimin e aftësisë për t’u mbrojtur nga infeksioni. Ai arriti në këtë përfundim duke ekzaminuar imunitetin e organizmit të minjve mbipeshë. Këto kafshë, që iu nënshtruar një diete me tepër yndyrë, kur u injektuan në gjak me një mikroorganizëm e patën të vështirë ta eliminonin mikrobin. Doktor Amari shqyrtoi, inflamacionin, skuqjen, fryrjen, ënjtjen, të cilat përbëjnë përgjigjen e organizmit ndaj infeksionit. Në këtë rast, u vu re një përgjigje jo e mjaftueshme për të luftuar infeksionin dhe inflamacioni zgjat më shumë. Siç shkruan edhe në studimin e botuar në buletinin e Akademisë Amerikane të Shkencave, doktor Amari thotë se kohëzgjatja e skuqjes, plagës, apo ënjtjes gjithashtu nuk është mirë për trupin. Ai shton se tani po punohet për të kuptuar se çfarë e shkakton këtë reagim të ngadaltë të organizmit ndaj mikrobit. Doktor Amari shpjegon se ka disa shenja që tregojnë se dietat të pasura me shumë yndyra duket se e bëjnë trupin më tolerues ndaj mikroorganizmave që shkaktojnë infeksione. Ai mendon se ekzistojnë të dhëna se mekanizmi nëpërmjet të cilit organizmi ndjen praninë e baktereve është i njëjtë me mekanizmin që sinjalizon organizmin për praninë e dietës me shumë yndyra. Synimi i ardhshëm i doktor Amarit është për të zbuluar nëse me rënien nga pesha, edhe sistemi imunitar i organizmit mund të kthehet në gjendjen normale.
Pesha trupore dhe aktiviteti fizik
Gratë mbipeshë janë më të ekspozuara ndaj riskut për të zhvilluar një kancer të gjirit, mjaft agresiv. Të paktën kështu këmbëngulin një ekip shkencëtarësh të “Anderson Cancer Center”, i Universitetit të Teksasit. Massimo Cristofanilli dhe ekipi i tij kanë studiuar rastet e 606 grave me tumor në gji dhe i kanë klasifikuar në bazë të indeksit të masës trupore: Një metodë universale e njohur për të treguar me një vlerë deri në 25 një person me një peshë trupore normale, nga 25 deri në 28 një person mbipeshë dhe mbi 30 një obeze. Ashtu si shpjegohet në revistën “Clinical Cancer Research”, forma më agresive e tumorit, e quajtur karcinoma e gjirit inflamator, është hasur në 45 për qind të grave mbipeshë, në 30 për qind të atyre obezë dhe 15 për qind të pacienteve me peshë normale. Një ndryshim ky që ka rezultuar shumë evident edhe për nivelin e vdekshmërisë brenda një kohe pesë vjeçare: kishin mbijetuar 56,8 për qind e grave obezë dhe 56,3 për qind e atyre mbipeshë, ndërsa te gratë me peshë normale kanë mbijetuar 67,4 për qind e grave. Ndërsa në një distancë 10-vjeçare, kishin mbijetuar 56 për qind e grave me peshë normale, ndërsa te ato obezë kanë mbijetuar 42,7 për qind dhe 41,8 për qind e atyre mbipeshë. “Hipoteza jonë është që dhjamërat e indeve mund të tregojnë për një rritje të inflamacionit që e bëjnë më agresiv kancerin, një teori e konfirmuar edhe në studime të tjera që kishin marrë në konsideratë forma të ndryshme të tumorit”, - ka shpjeguar Cristofanilli. Në të njëjtën pistë, vjen një studim tjetër i publikuar në numrin e muajit mars të revistës “Epidemiology”, i kryer pranë Institutit “Nofer di Lodz”, në Poloni. Ekipi i shkencëtarëve, i kryesuar nga Beata Peplonska, kanë ndjekur rastet e 2176 grave me tumor të gjirit dhe 2346 grave që gëzonin shëndet të mirë. Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i impaktit që ka një aktivitet fizik i rregullt dhe rikrijues mbi rrezikun e shfaqjes së një tumori. Grave u është kërkuar t’u përgjigjen disa pyetjeve që lidheshin me nivelin e tyre të aktivitetit fizik, punës dhe aftësive krijuese. Nga rezultate e arritura, studiuesit kanë dal në përfundimin se ekziston një lidhje e madhe mes aktivitetit rikrijues dhe fizike dhe se gratë që ishin mjaft krijuese kishin një predispozicion 20 përqid më pak për tu prekur nga tumori. “Efektet më të mëdha i kemi hasur më tepër te gratë mbi 50-vjeç që vazhdonin të ishin aktive dhe të kryenin aktivitet fizik”, ka nënvizuar Peplonska.
Vitaminat më të mira për peshën tuaj
Proceset e trupit që janë të lidhura me peshën tuaj, si për shembull: uria, oreksi, shpejtësia e metabolizmit, dhjami dhe sheqernat, djegia e kalorive e të gjitha këto, kanë të bëjnë me sasinë e vitaminave që ju merrni. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për të pasur një shëndet sa më të mirë dhe një peshë optimale. Shumë dietologë thonë se vitaminat janë shumë të rëndësishme për trupin. Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për të rënë nga pesha janë, vitamina B2, B3, B5, B6, kolina pjesë e vitaminës B kompleks, inositoli dhe vitamina C. Ndërkohë preparatet bimorë që përmbajnë fibrat e mollës janë një mënyrë tjetër mjaft efikase për të rënë nga pesha. Efektiviteti i tyre qëndron jo vetëm në faktin se përdorimi i tyre në mënyrë të rregullt redukton peshën tuaj deri në 10 kg, por edhe se nga përdorimi i këtyre kokrrave bimore trupi juaj nuk pëson asnjë efekt anësorë. Përveç këtyre, medikamenti bimor Slim sol i pasur me fibrat e mollës realizon një rënie graduale të peshës dhe vepron përkatësisht në zonat e trupit ku ka probleme me shëndoshjen si dhe bën një tonifikim të lëkurës. Vitamina B2 është shumë e mirë për funksionimin normal të tiroides dhe metabolizmit. Burimi më i mirë për këtë vitaminë është qumështi, mëlçitë dhe veshkat, bajamet, djathi, vezët, zarzavatet jeshile etj. Vitamina B3 ashtu si vitamina B2, është shumë e rëndësishme për funksionimin normal të hormonit të tiroides. Vitamina B3, është gjithashtu pjesë e faktorit të glukozës GTF, i cili çlirohet sa herë rritet niveli i sheqerit në gjak. Ushqimet që përmbajnë vitaminë B3 janë: mëlçitë, peshku ton, gjeli i detit, pula, mishi i viçit, vezët, salmoni, mishi i patës, djathi, frutat e thata etj.

Produktet bimore për dobësim
Slim Sol
Snell Sol
Primum
Genziana
Ortica
Betulla
Crescione
Cicoria
Prugna
Carciofo
Bardana
Zn, Mg, K
Cellsol dren
Pilosella
Orthosiphon (the di giava)
Coleus
Taraxacum officinale

22 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›