Kalvari i vuajtjeve dhe gjetja pas 2 vitesh e 21 vjeçare Klaudia Arapi
Një aventurë e frikshme dhe tejet e dhimbshme – kështu do të përcaktohej për vite të tëra jeta e një vajze adoleshente e cila në moshë fare të vogël do të trafikohej nga persona të panjohur për qëllime përfitimi. Klaudja Arapi , sot 21 vjeç emigroi së bashku me familjen në drejtim të Greqisë para 13 viteve. Historia e mungesës së babait të saj biologjik ndikoi mjaft në psikologjinë e Klaudias. Gjithçka u vështirësua kur vitet kalonin dhe Kaludia arriti në moshën kur mund te kuptonte mjaft gjera. Marrëdhëniet mes saj dhe njerkut filluan te komplikoheshin. Kjo shënoi edhe fillimin e një jetë krejt ndryshe për Klaudian, një jetë në arrati të vazhdueshme. Vajza nuk e kishte menduar asnjëherë se jeta e saj do merrte një rrjedhë krejt ndryshe nga ajo që kishte menduar. Në vitin 2005 Klaudja kapet nga policia greke dhe riatdhesohet në për mungesë dokumentesh. Pasi vendoset ne qytetin bregdetar të Durrësit , ajo arrin të gjej një shtëpi me qira ku vendoset së bashku me djalin e saj 5 vjeçar, Pavlon. Pasi fillon punë si kameriere në një lokal të qytetit ajo humb çdo lidhje me nënën e saj, Lidian. Rasti i 21-vjeçares vjen menjëherë në “Njerëz të humbur” , ku nisin në kërkim të gjurmëve të saj . Historia e Klaudjas u publikua edhe në emisionin analog në Greqi “Fos sto tunel”, me shpresën se do zbulohej se kush e kishte marrë vajzën dhe se çfarë kishte ndodhur me jetën e saj. Një skenar i frikshëm filloi të zbulohej dalëngadalë për Klaudian. Pas publikimit të fotos së saj të shtunave mbrëma në emisionin “Njerëz të humbur”, mjaft qytetarë shqiptarë telefonuan dhe dhanë dëshmitë e tyre për një vajzë të ngjashme me Klaudjan e cila jetonte dhe punonte ne një zonë të Durrësit. Efektivë të policisë shqiptare dëshmuan gjithashtu se e kishin parë vajzën 21-vjeçare në një lokal dhe disko në Durrës. Gazetarët iu drejtuan menjëherë këtij qyteti për të verifikuar zonat e përcaktuara nga dëshmitar të ndryshëm. Pas shumë kërkimesh u arrit të gjendej vendndodhja e Klaudjas. Ajo pranoi të jepte edhe një intervistë për “Njerëz të humbur”, ku tregoi peripecitë e jetës së saj si edhe arsyet përse kishte humbur lidhjet me të ëmën. Gjatë transmetimit direkt të “Njerëz të humbur” të shtunën mbrëma , nëna e Lidias arriti të dëgjoi pas 2 vitesh zërin e vajzës së dashur. Ajo tha se do të bënte gjithçka për vajzën e saj , mjaft që ajo të kthehej në shtëpi e të mos ndaheshin më kurrë.
22 Prill 2008