E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet, në 2007-n rreth 2 herë më të larta se në 2006-n



Në raportin vjetor të BSH-së theksohet se pozicioni ndërkombëtar i investimeve në fund të vitit 2007, shënoi 1.2 miliardë euro ose rreth 15 për qind të PBB-së. Kundrejt vitit 2006, pozicioni debitor neto ishte rreth 2.2 herë më i lartë se ai i fundvitit 2006. Thellimi i pozicionit neto negativ përfaqëson rritjen më të shpejtë të detyrimeve në formën e investimeve të tjera. Në sajë të rritjes së detyrimeve, kryesisht të investimeve të huaja, shkalla e hapjes financiare të ekonomisë në tregun ndërkombëtar financiar vlerësohet rreth 73 për qind ose rreth 5 pikë përqindjeje më e lartë se në vitin 2006. Sipas raportit vjetor, mjetet e huaja u rritën me vetëm 0.176 miliardë euro në terma vjetorë. Struktura monetare e totalit të mjeteve prej 2.3 miliardë eurosh është tërësisht likuide. Pesha e rezervës valutore përbën rreth 61 për qind të totalit, ndërsa investimet e tjera, kryesisht depozita të bankave tregtare, rreth 34 për qind. Në kontrast, totali i detyrimeve të huaja prej 3.6 miliardë eurosh përfaqëson investime afatgjata në formën e investimeve të huaja direkte prej 43.6 për qind dhe investimeve të tjera, prej 56.4 për qind.

22 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›