Pasqyra gënjeshtare e politikës...!
Martin Leka
A e mbani mend kur do t'i kishim kartat e identifikimit? Sipas premtimeve elektorale, të gjithë shqiptarët do të pajiseshin me karta identiteti vite me parë! Nëse do të ktheheshim pas të dëgjonim politikanët tanë në premtimet e tyre elektorale, këtë fakt do ta ridëgjonte gjithkush. E pastaj, pas gjithë këtyre rrenave, çdo njeri normal do i drejtohej një thënieje të Saadiut, "budallai është si daullja, zërin e ka të lartë, por brenda është bosh"?!...
Meqë jemi tek kartat e identitetit, më në fund thonë se do t'i kemi. Më në fund nuk do të mbetemi si ciganët dikur e nuk kërkojnë me identikite. Por edhe tani duhet të paguajmë për to ...Siç duket, një pensionisti do të duhet që për një muaj të mos hajë, të mos paguajë dritat, të mos blejë ilaçet që të mund të blejë identitetin e vet! Nuk e di, kështu thanë më parë me zë të lartë si të daulles, apo se do t'i kemi falas, një kategori sociale të paktën?!...
***
Le të kthehemi tek shembuj të tjerë, ku nuk përfshihet vetëm ekzekutivi aktual, por dhe paraardhësit e tij. Sa vjet ka që veshi ynë dëgjon e dëgjon se do të kemi drita pa ndërprerje, ujë pa limit si vetë premtimet?!... Kështu ka ndodhur gjithnjë pra. Dhe ndërsa daullet binin, ne i dëgjonim. Dhe i votonim. Edhe pse e dinim se ndërsa dëgjonim zhurmën e daulles, nuk do ta dëgjonim zhurmën e ujit në rubinetet tona apo do vraponim nëpër shtëpi të gjenim shkrepëse për të ndezur qirinj... Tashmë për të gjithë është e qartë se të gjitha premtimet e politikanëve tanë, sidomos në prag fushatash elektorale apo në to, kanë bazë e dozë të thellë demagogjie. Dhe meqë jemi në prag të pragfushatës dhe do të shkojmë shpejt në fushatë, të gjithë bëjmë mirë të kujtojmë se këta përsëri do t'u bien daulleve... Ndryshe, ka rrezik të bëhemi ne ashtu...!
***
Po për pronat? Sa herë është folur për kthimin e tyre dhe sa herë pronarët e vjetër janë gënjyer e zhgënjyer?!... Eshtë e kotë të flasësh shumë për këtë temë, pasi vetëm ata e dinë çfarë orvatjesh e sorollatjesh kanë patur e kanë. Por për ta kuptuar më qartë këtë dhe për të qenë sa më praktikë në gjykim, mund të përdorim një argument kotraversial... Po ndodh që në Shqipëri bëhen pronarë para ish-pronarëve pikërisht ata që zaptuan në mënyrë të paligjshme pronat e tyre?!... Absurdi i dytë ka lidhje me politikën e djathtë. Për vetë natyrën shtresore sociale, pronarët u bashkuan me të djathtën politike, me shpresën ngritur se e mohuara e djeshme do t'u kthehej sa më shpejt. Por për çudi, problemet më të mëdha, këta, pra ish-pronarët, i kanë patur në kohët e qeverisjeve të djathta?!
***
Po për dosjet? Sa e sa herë janë bërë objekt i përplasjeve të ashpra politike. Si macja me lëmshin, kjo çështje është bërë shpeshherë objekt i luftës së paprinciptë politike e njerëzore, duke lënduar ndërkohë si ata që janë dëmtuar nga regjimi, si ata që kanë qenë të detyruar të punojnë për të. Pastrimi i klasës politike, përkundër premtimeve të hershme, ka mbetur vetëm një demagogji e radhës politike. Madje, as ligji i ri i miratuar nga të djathtët në Parlament dhe i kontestuar nga shumë zëra potentë të fushës e grupe të ndryshme interesi, nuk i përmbush dot vlerat demokratike që duhej të kishte një ligj i tillë. Tani që ligji pret dekretin e Presidentit, kushdo mund të sjellë ndërmend atë luftë të paprinciptë që është bërë ndaj Kreut të Shtetit, me yshtjen e disa politikanëve të djathtë për paradoks, i cili kishte dekoruar një ish-prokuror të kohës së regjimit?!... Nuk po ndalemi në aktin që vetë Kreu i Shtetit bëri duke rikthyer në normalitet aktin e padëmshëm e të panjohur prej Tij, por pas këtij problemi, të gjithë kemi të drejtë të pyesim: Ku ishte Sali Berisha në kohën e diktaturës? Ku ishin plot të tjerë në atë kohë dhe ku sot i dëgjojmë nëpër tribuna si ato daullet që përmendëm?!....
***
Dikur, fabrika e qelqit në Kavajë, prodhonte dhe pasqyra. Thonë se ishin të cilësive të ndryshme. Ca të cilësisë së mirë i eksportonim. Kishte dhe disa që kur shiheshe në to, njeriu shfaqej i deformuar si ndonjë katallan...
Ja, si këto pasqyra më duken shumë nga politikanët tanë!