Gaboi te goli i 1-1 me Tiranën, Frashëri: “Akuzat janë një turp”
Bylisi ka barazuar të shtunën 1-1 me Tiranën. Bardheblutë kanë mundur të shënojnë golin e tyre në minutën e katërt shtesë. Fajin për pësimin e këtij goli shtypi ia ka hedhur portieri të Bylisit dhe të Kombëtares U21, Stivi Frashëri. "Ishin një zhgënjim total për mua shkrimet e botuara në shtyp, shprehet gardiani i Bylisit. Unë bëra të pamundurën në ndeshjen me Tiranën, duke pritur gjuajtje të rrezikshme nga brenda zonës dhe duke ndaluar tri herë sulmuesit e Tiranës në rastet kur këta të fundit kanë qenë vetëm për vetëm me mua. Nuk e di sesi gazetat marrin përsipër të më prishin imazhin mua, sepse unë po luaj në formën time më të mirë në këto ndeshje, që janë ‘jetë a vdekje’ për ekipin ku unë luaj. Shpresoj që shtypi të shohë pamjet televizive njëherë, në qoftë se nuk e kanë parë direkt në stadium dhe më pas të mos më akuzojnë kot mua”, ka përfunduar reagimin e tij shumë i indinjuar portieri i ri i ballshiot, i cili pretendon se pësoi gol për faj të tij.