E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon, gjithnjë e më pranë lamtumirës

Juventus

“Sipas pas meje kjo nuk është një sjellje e mirë. Bufon është një nga më të mirët, por Storari është paraqitur mirë”. Deklarata e Delnerit dhe e presidentit Andrea Anjeli vënë në dyshim të ardhmen e Xhixhi Bufon. Trajtimi nuk i ka pëlqyer aspak Martinës, menaxherit të numrit një bardhezi: “Ai njeri nuk meriton një shpullë të tillë”. Sipas trajnerit “Të gjithë janë të barabartë, luan ai që e meriton. Kjo vjen nga Del Pieron deri te Bufon”. Por portieri i njohur duket se tashmë do të duhet të shikojë për një skuadër tjetër. Për të interesohen Mançester Junajtid, Mançester Siti dhe Bajerni i Mynihut, të cilët e kërkojnë prej shumë kohësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›