E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastore kërkon klub më të madh se PSG

Ylli i Paris Saint-Germain, Javier Pastore ka thënë se do të dëshironte që një ditë të luajë në një skuadër më të madhe.

Argjentinasi iu bashkua klubit parisien gjatë verës për 42 milionë euro por ka bërë të ditur se ambiciet e tij qëndrojnë larg skuadrës nga Ligue 1.

“Stërvitem me përkushtim të madh në mënyrë që të realizojë ëndrrën e kalimit në një klub të madh. Varet nga unë nëse ndodh të marr ftesë nga një klub më i madh se PSG”, deklaroi ish futbollisti i Palermos për Radio Radio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›