Pastrimi, 600 lekë taksë e re mujore
05/12/2004 Fatura e ujit dhe e dritave nuk do të jenë të vetmet që do të paguhen çdo muaj. Një tjetër faturë e re është shtuar në pikat ku paguhen dritat dhe uji. Fatura e pastrimit do të kërkojë nga xhepi i gjithësecilit, 600 lekë në muaj, të cilat do të shkojnë në favor të pastrimit të qytetit. Fatura e ujit nuk mund të paguhet pa shlyer më parë faturën e pastrimit, që ka filluar të aplikohet bashkë me faturën e ujit. “Duhet të paguajmë 600 lekë çdo muaj, kur vjet kemi paguar për pastrimin vetëm 10 mijë lekë në vit”, thotë Kushta. Në fillim të 2004-ës, u vendos pagimi i një takse 10 mijë lekë në vit për pastrimin, i cili ishte i detyrueshëm të paguhej në muajin e parë të vitit kalendarik. Por të njëjtën taksë, banorëve të kryeqytetit ua kërkojnë çdo muaj, duke bërë të ditur se është kthyer në taksative. “Taksa e pastrimit del se është më e lartë se taksa e ujit, sepse për dy muaj bashkë shtator-tetor, unë kam paguar 12 mijë lekë”, thotë Elsa Kushta. Konsumatorët nuk janë të qartë mbi institucionin që mbledh taksën e pastrimit, pasi paratë nuk po paguhen në derën e Bashkisë, por në sportelet e Ujësjellësit. Kështu, në detyrimet e muajit, konsumatorët duhet të kujotehn të heqin mënjanë dhe 6 mijë lekëshin, që quhet për pastrimin.