Prodhuesit: “Do të rrisim çmimin e bukës”
05/12/2004 Prodhuesve të bukës sapo i është komunikuar që në totalin e shpenzimeve të tyre duhet të shtojnë dhe 25 për qind rritje të çmimit të energjisë. Fatura në fjalë nuk është e pakonsiderueshme për biznesin që mbështetet tek energjia ose te nafta. Por duket se të dyja kanë filluar të bëjnë numra kohët e fundit, duke e bërë të vështirë jetën e furrtarit. Çmimi i bukës është i pari që do të rritet, pasi të jetë paguar fatura e parë e energjisë elektrike në 2005-ën. Kjo kategori biznesi do të përballojë një rritje të çmimit të energjisë prej 25 për qind, që do të reflektojë menjëherë në koston e prodhimit. Buka 600 lekëshe e prodhuar me energjinë 6 lekë, do të ketë një tjetër kosto kur të prodhohet me energjinë 7.5 lekë, që e thënë ndryshe mund të merret 150 lekë më shumë për bukë. Alarmi i heshtur i furrtarëve, të cilët nuk e dinë se si do të përballohet rritja me 1.5 lekë e çmimit për çdo kilovat, ka filluar të ndihet në raportet me tregtarët e pakicës, të cilët shesin prodhimet e tyre çdo ditë. Humbja do të rritet, pasi kontratat me pikat e shitjes janë të tilla, që çdo bukë e pashitur, kthehet mbrapsht. Kjo shkakton firot e veta në prodhim dhe humbjen përkatëse. Por rritja e çmimit të energjisë në një periudhë kur të gjitha faturat e taksave vijnë me rritje, është një goditje e rëndë për biznesin që fiton nga buka e përditshme. “Unë punoj me naftë dhe kam dy muaj që përjetoj krizën e çmimit”, thotë Hasan Kuçi, që drejton biznesin e prodhimit të bukës pranë ish-ekspozitës “Shqipëria sot”. “Nafta ka shkuar një mijë lekë një litër dhe të mbash furrën hapur me këtë harxhim është shumë më e shtrenjtë se energjia”, thotë Hasan Kuçi. Por, ndërkaq, kolegët e tjerë që kanë mbetur në derën e KESH–it dhe prodhojnë me energji, duket se kanë humbur dhe shpresën për të ndryshuar lëndën me të cilën vënë në punë furrat e tyre. “Kolegët e mi do të fillojnë ta ndjejnë tani rritjen e kostos së prodhimit”, thotë Kuçi, duke shtuar se biznesi i tyre sa vjen dhe bëhet më i vështirë. “Eshtë një rritje që do të ketë ndikimin e vet mbi çmimin”, thotë furrtari Hasan Kuçi, që deklaron se rritja e çmimit të naftës e ka “vënë mes dy zjarreve”.
Debati për rritjen e çmimit të bukës, në fakt, është i vjetër dhe ka filluar që në fillim të këtij viti, kur KESH rriti çmimin e energjisë. Zhurma për rritjen e çmimit të bukës, u amortizua nga presioni qeveritar mbi furrtarët, duke iu kujtuar atyre se sa më shumë të rrisin çmimin, aq më shumë do t’u rritet tatimi. Furrtarët gjetën një zgjidhje për sa i përket furnizimit masiv të popullatës, duke mos luajtur dyshemenë 600 lekë për bukën tradicionale, por duke luajtur të gjitha çmimet për llojet e tjera të bukës që dalin në treg. Kjo bëri që INSTAT, gjatë llogaritjes së IÇK-së për 2004-ën, të ndjente nga sondazhet e saj një rritje çmimi prej 7 për qind për drithërat dhe 11 për qind vetëm për çmimin e bukës. Aktualisht, çmimi i bukës varion nga 100 lekë deri në 1000 lekë, por duket se brenda disa cilësive dhe cmimeve, furrtarët vetëm sa shtojnë gamën e asortimenteve, por jo fitimet e tyre. Mbi çmimin aktual, një rritje shpenzimi në masën 25 për qind do të thotë që çmimi i bukës pa marrë fare parasysh spekulimin, duhet të rritet 150 lekë. Kështu nga rritja 11 për qind e para një viti, ku çmimi u stabilizua nga 5 lekë për kilovat në 6 lekë, duket se rritja prej 1.5 lekë do të ketë efekt edhe më të madh. Rritja e çmimit të bukës është një element që nuk ndikon drejtpërdrejt vetëm në xhepin e konsumatorëve, por ka një ndikim të madh dhe në llogaritjen e IÇK-së, pasi është një nga produktet kryesore të shportës, mbi të cilin llogaritet Indeksi i Çmimeve. Do të jetë llogaritja e IçK-së në janar dhe shkurt, ajo që do të tregojë se sa do të jetë rritja reale e çmimit të bukës.