E Shtunë, 31 Tetor 2026

CSKA Moska ndal Mançesterin, Volfsburgu OK

Gjithsesi, anglezët vazhdojnë të ruajnë serinë e ndeshjeve pa humbje në stadiumin e tyre, rekord që vazhdon që prej vitit 2005. Skuadra e Aleks Fergusonit nuk shkoi dot më repër se një barazim 3-3 ndaj CSKA Moskës, një barazim i arritur me shumë vështirësi.

Dzagoev kaloi miqtë në epërsi në minutën e 25-të. Por avantazhi i rusëve zgjati vetëm katër minuta, pasi Majkëll Ouen barazoi shifrat. Vetëm pas dy minutash është Krasiç që u jep sërish avantazhin të tijve.

Vetëm dy minuta pas fillimit të fraksionit të dytë, janë përsëri rusët që trefishojnë, kësaj here me anë të Berezutskit. Por Mançesteri rikthehet në gjashtë minutat e fundit të takimit, duke shënuar dy herë dhe duke barazuar rezultatin e ndeshjes. Pol Skols në minutën e 84-t dhe Antonio Valencia në minutën e fundit të kohës së rregullt shmangin humbjen e parë në shtëpi për “Djajtë e Kuq” që prej 2005-ës në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Volfsburgu nuk e pati aspak të vështirë përballë Beshiktashit. 3-0 fituan “ujqërit”, duke konsoliduar vendin e dytë në grup në kuotën e shtatë pikëve, tre më pak se Mançesteri kryesues dhe tre më shumë se CSKA-ja e vendit të tretë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›