E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve ia del në Izrael, Bajerni “vetëvrasje” në shtëpi

Skuadrës së çiro Ferrarës i ka mjaftuar një gol i Kamoranezit në minutën e fundit të pjesës së parë. Një pasim i bukur i Diegos (më i miri në fushë) gjen të lirë Kaseresin në krahun e djathtë. Mbrojtësi fut një top në qendër të zonës dhe kamoranezi gjendet në vendin dhe në kohën e duhur për ta dërguar në portën vendase.

Me këtë tripikësh, “Zonja” ngjitet në kuotën e tetë pikëve, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në fazën e 1/16-ave. Ndeshjen e radhës Juventusi do ta luajë kundër Bordosë në transfertë.

Ndërkohë, vazhdon të zhgënjejë Bajerni i Mynhut, që është mundur në fushën e vet 2-0 nga Bordoja. Pas fitores së dy javëve më parë në Francë, zhirondinët i shkaktojnë skuadrës së Van Galit humbjen e dytë radhazi, duke ia bërë thuajse të pamundur kalimin e grupit. Nga ana e vet, Bordoja e ka thuajse të sigurt kualifikimin, pasi fitorja në Gjermani i ngjit francezët në kuotën e 10 pikëve, në krye të grupit A.

Bavarezët kanë vetëm katër pikë dhe në takimin e radhës kanë një mundësi të mirë për të shpresuar, pasi presin në “Allianz Arena” Makabi Haifan. Gjermanët duhet të bëjnë detyrën përballë izraelitëve, duke shpresuar në një rezultat favorizues nga ndeshja midis Bordosë dhe Juventusit.

Makabi Haifa 0 – 1 Juventus (Kamoranezi 45’)

Maccabi Haifa (4-4-2): Davidovitch 6,5; Meshumar 5,5, Teixeira 5,5, Keinan 5,5, Masilela 5,5; Katan 5,5, Boccoli 5,5 (26' pd Zaguri 6), Culma 5,5 (1' pd Ghadir 6), Osman 5,5; Dvalishvili 6 (11' pd Refaelov 6), Arbeitman 5,5. (Edri, Harazi, Maymon, Tawatha). Trajner: Levi

Juventus (4-2-3-1): Buffon 7,5; Caceres 6,5, Legrottaglie 5,5, Chiellini 6, Grosso 5,5; Felipe Melo 5,5, Poulsen 6; Camoranesi 7, Diego 6,5, Tiago 5,5 (15' pd De Ceglie 6); Amauri 5,5 (40' pd Trezeguet). (Manninger, Cannavaro, Molinaro, Grygera, Immobile). Trajner: Ç. Ferrara

Gjyqtar: T. Hauge (Norvegji)

Kartonë të verdhë: Masilela (M), Culma (M), Felipe Melo (J), Osman (M)    

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›