E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romet Do te arratisemi ne BE

Perfaqesuesi i komunitetit rom Pellumb Furtuna paralajmeroi penalizim te ketij komunitetit mbi liberalizimin e vizave


Dule Romet tani do te marrin rruget e Europes pa ditur penalitetet qe ka ceshtja e vizave


TIRAN - Perfaqesuesit e komunitetit rom ne Shqiperi paralajmeruan dje nje eksod masiv drejt BE-se ne momentin e liberalizimit te vizave. Kete veprim ata e shpjeguan me penalizimin qe i eshte bere ketij komuniteti duke mos i informuar sic duhet per ceshtjen e liberalizimit te vizave.


Anetari i ketij komuniteti Pellumb Furtuna ne mbledhjen me teme Minoritet dhe regjistrimi i pergjithshem i popullsise 2010 shprehu shqetesimin per mungesen e informimit per nje sere procesesh te shtreses shoqerore qe ai perfaqeson.


Duke ngritur shqetesimin per problemet qe ka komuniteti rom Furtuna kerkoi ndihmen e komuniteteve te tjera qe te harrojne ate vuajtjen per 20 vjet qe nuk arritem te integrohen.


Pastaj eshte nje e keqe edhe kjo e liberalizimit te vizave qe do ti penalizoje te gjithe romet se romet nuk jane te informuar se nuk kane arsim dhe ata ku jetojne nuk kane televizor per te pare dhe te gjithe mund te turren sic jane turrur ata te Rumanise dhe te Bullgarise dhe do te kthehen nga andej dhe do te penalizohet per pese vjet. Atehere cfare ishte ky liberalizim - paralajmeroi Furtuna.


Ne vijim te kesaj logjike perfaqesuesi i komunitetit rom theksoi se eshte nje e keqe e tjeter me e madhe tjeter qe jane te penalizuar qe skane ku te vizitohen pasi sic tha ai nuk kane kontribute dhe me para nuk mundet qe ta marrin kete sherbim.


Nese flasim per arsimim eshte 84 analfabetizmi midis komunitetit rom. Le te dalim tek punesimi punesimi eshte pothuajse 0 pavaresisht se disa jetojne me shitje materialesh qe mbledhin. Shume femije rome nga 5 mije femije qe jane trafikuar pjesa me e madhe jane komunitetit rom.


Nese dalim tek strehimi jo vetem qe nuk kane marre statusin e te pastrehut por edhe ato baraka qe kishin jane prishur pa paralajmerime dhe jane hedhur ne rruge - solli shifrat perpara perfaqesuesve te komuniteteve Pellumb Furtuna. Sipas tij romet kane dicka te hidhur nga keto te qeverise pasi sic behen strategjite dhe perfundojne neper sirtare.


Ndonese vemendja ishte e perqendruar tek regjistrimi i popullsise kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule njeheresh deputeti i Kuvendit te Shqiperise shprehur shqetesimin per ate qe mund ndodhe me komunitetin rom pas liberalizimit te vizave.


Qytetaret e komunitetit rom jane te painformuar per penalitetet qe ka ceshtja e liberalizimit te vizave kane marre nje pasaporte biometrike dhe tani do te marrin rruget e Europes pa e ditur se po kaluan 90-diteshin nuk do te kene me te drejten e hyrjes ne hapesiren Shengen per 5 vjet dhe ne po bejme reklama televizive duke ndryshuar kollaret dhe nuk jemi afruar atje ku eshte problemi.


Nuk eshte intelektuali i Tiranes ai qe negocion ne kafet luksoze se sa dite do te rri apo nuk do te rri ne hapesiren Shengen - theksoi Dule. Sipas tij nuk eshte vajtur tek problemet e verteta qe do tu kerkoje ky proces. Prandaj nenvizoi ai dhe me regjistrimin e popullsise duhet qe te punohet me shmangien e situatave dhe pasojave negative me keto grupime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›