E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi i territorit, ministri Olldashi inspekton Fierin

Edhe dy ditë na ndajnë nga afati i fundit për tu përmbyllur aksioni për pastrimin e gjithë territorit të vendit nga mbetjet urbane, ndërsa shumë komuna dhe njësi vendore janë angazhuar për të përmbushur vendimin e qeverisë. Prefekti i qarkut Fier, Robert Bitri thotë se janë marrë masat paraprake, por ka mbetur për tu pasaruar edhe lumi Gjanicë që ndotet nga uzinat e naftës në Ballsh, pastrimi i grykderdhjes së lumit Seman, ai i Dermenasit, Pishporos, Darëzezës, etj.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i transportit Sokol Olldashi, i cili ka kërkuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet që veprojnë në territoret përkatëse të vleresojnë seriozisht këtë plan në bashkëpunim dhe me komunitetin.
Mungesa e angazhimit për pastrimin e territorit në kuadër të sezonit të ri turistik është shoqëruar edhe nga gjoba dhe masa të tjera administrative nga agjensia rajonale e mjedisit në disa komuna dhe bashki në rang vendi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›