Rrëshqitje dheu në Lezhë, rrezikohen shtepi dhe kalaja

Dhjetra shtëpi banimi dhe vetë kalaja e qytetit të Lezhës rrezikojnë shembjen si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut. Megjithëse gërryerjet e tokës kanë qenë të vazhdueshme, në përkeqësimin e kësaj situate kanë ndikuar edhe punimet e dobta të kryera nga firma e cila po ndërton rrugën e kalasë dhe që shtrihet deri në lagjen Sheher.
Denoncimi është bërë nga inspektoriati ndërtimor i bashkisë Lezhë i cili ka kërkuar ndërhyrjen e firmës për të riparuar dëmin dhe për të shmangur më tej gërryerjet e mëdha që tashmë janë prezente.
Për banorët e prekur nga kjo situatë rrëshqitjet e dheut po shkatërrojnë jo vetëm shtëpitë në lagjen Sheher por rrezikojnë të prekin të gjithë lagjen Skënderbeg.
Situata në lagjen Sheher ku janë konstatuar rrëshqitjet ishte prezantuar edhe më pare, duke kërkuar që në nëntor ndërhyrje, por firma ndërtuese e aksit rrugor ku janë vërejtur problemet,nuk reagoi, duke e lënë gjendjen të përkeqësohet akoma me tepër.