Reagimi: Deputeti Brace gaboi qe publikoi raportin e SHISH
Ministri i Shendetesise, njeheresh dhe Nenkryetar i LSI-se, Petrit Vasili, reagoi dhe per deklaraten e bere dy dite me pare nga deputeti i PS-se, Erion Brace per ekonomine, i cili i referohej nje raporti te SHISH. Vasili u shpreh se deklarata te tilla nuk duhen bere ne publik. “Ato duhet tu referohen institucioneve perkatese, te cilat merren ekskluzivisht me luften ndaj fenomeneve te tilla. Aq me teper qe koha e deklaratave te tilla kaq te rendesishme, gjithmone suke pasur parasysh objektivitetin ose jo te tyre, duhet tu vihen ne dispozicion atyre qe kane autoritetin ligjor dhe kushtetues per tu marre me to” u shpreh Vasili. Deputeti Brace ne mbledhjen e bordit te PS per Ekonomine solli per opinionin te dhena te marra nga raportimi i kreut te SHISH, Bahri Shaqiri ne Komisionin Parlamentar te Sigurise Kombetare. Sipas Braces, ekonomia shqiptare eshte e kercenuar nga investime qe kane si baze te ardhurat kriminale.