Pasuria, drejtori i MEICO me 4 shtëpi e 4 troje
Ylli Pinari, drejtori i kompanisë
"Meico", rezulton
të ketë plotësuar
vetëm dy deklarata pasurie
pranë Inspektoratit të Lartë të
Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Ai ka bërë skanerin e pronave
dhe të ardhurave për vitin 2003
dhe 2004, ndërsa mësohet se gjatë
viteve në vijim nuk ka pasur
detyrim për deklarim. Në faqen e
pasurive të paluajtshme, Pinari
shënon një apartament 270 metra
katrorë, në vlerën 7.2 milionë lekë.
Ai ndodhet në kryeqytet dhe është
deklaruar i blerë me paratë e
ardhura nga aktiviteti privat deri
në vitin 2000. Më pas figuron një
tjetër apartament 70 metra katrorë,
që zotërohet në masën 25%
dhe është përfituar nga privatizimi
i vitit 1993. Lista e apartamenteve
vijon me një të tillë me sipërfaqe
80 metra katrorë, që zotërohet
në masën 25%. Ai është përfituar
nga privatizimi i kryer në
vitin 1994. Një tjetër apartament
banimi është në zotërim të Pinarit
në vlerën 36.4 milionë lekë. Ai
ndodhet në Golem të Kavajës dhe
është blerë nga të ardhurat e aktivitetit
privat para vitit 2000. Një
tjetër pronë, me vendndodhje po
në Golem të Kavajës, është një
dyqan me 100 metra katrorë, i blerë
po prapë me të ardhurat e aktivitetit
privat të para vitit 2000. Në po
të njëjtën kategori të pasurive të
paluajtshme janë deklaruar prej
Pinarit edhe disa troje që i ka nën
pronësi. Njëri prej tyre është në
masën 2333 metra katrorë, në
masën 25% zotërim, e trashëguar
nga babai. Një tjetër truall 122
metra katrorë, në masën 25%
zotërim, trashëguar nga nëna. Pinari
ka në pronësi edhe një tokë
bujqësore, 12 hektarë, e deklaruar
si trashëgim nga babai. Një
tjetër tokë bujqësore prej 10 hektarësh
e trashëguar nga nëna.
Trojet ndodhen të gjitha në
kryeqytet, sipas deklarimit të
bërë prej Pinarit. Në një tjetër
faqe të deklaratës së pasurive,
drejtori i "Meico"-s ka shënuar në
pronësi një autoveturë tip "Skoda",
në vlerën 1 milion lekë dhe
një tjetër autoveturë "Volksvagen"
në vlerën 0.25 milion lekë.
Të dyja figurojnë të blera me të
ardhurat personale. Në formularin
e likuiditeteve janë shënuar
10 mijë dollarë amerikanë në një
llogari në Bankën Amerikane. Si
burim është deklaruar aktiviteti
privat para vitit 2000 dhe të
ardhurat personale nga paga paS
vitit 2000. Të ardhurat nga paga
gjatë vitit 2003 kanë qenë në
vlerën 1.38 milionë lekë. Në kapitullin
e detyrimeve financiare janë
paraqitur dy borxhe me intereS
njëri në masën 25000 euro, tjetri
32000 euro. Të dyja janë marrë
për nevoja personale dhe vendndodhja
e subjekteve që u detyrohet
është në Itali. Deklarata e pasurisë
për vitin 2004 figuron tejet
e pastër dhe pa shumë të dhëna.
I vetmi shënim në këtë formular
të deklarimit të pasurisë ka të bëjë
me të ardhurat neto nga paga vjetore
si drejtor i komanduar i ndërmarrjeS
"Meico". Shuma është në
vlerën 848230 lekë dhe nuk janë
të përfshira dietat.
Pse u ndërpre deklarimi i pasurisë
Pinari rezulton të ketë dalë jashtë objektit të deklarimit të pasurive
që prej vitit 2004 e në vijim. Kjo pasi "Meico sh.a.", të
cilën ai e drejtonte, nuk kishte numrin e përcaktuar në ligj të
punonjësve, kusht që drejtori të deklarojë pasurinë. Konkretisht
bëhet fjalë për ligjin 9049, datë 10.04.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, i ndryshuar me ligjin nr.9367, dt.07.04.2005, me ligjin nr.9475, dt.09.02.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.05.2006. Në nenin 3 te subjektet që mbartin detyrimin për deklarim janë edhe deklaruesit e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind me më shumë se 50 punëtorë.
Prokuroria: Hetim bizneseve të Delijorgjit
Krahas identifikimit të personave të tjerë si përgjegjëS
për tragjedinë e Gërdecit, hetimi i prokurorisë shqiptare
po përqendrohet në identifikimin e pasurisë së drejtuesve
të firmave shqiptare që kanë kryer çaktivizimin e municioneve.
Zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme tha
dje se po verifikohen pasuritë e administratorit të firmës "Meico"
dhe "Alba Demil". "Po
verifikohen pasuritë e Mihal
Delijorgjit dhe Arben Pinarit
administratorë të firmave
‘Alba Demil‘ dhe ‘Meico‘, thanë
burimet nga akuza, sipas të
cilave veprimet po pasohen
nga prokurorët e çështjes me
marrjen e informacionit nga
bankat dhe zyrat e regjistrimit
të pasurive. Dy ditë më parë,
pas arrestimit të Mihal Delijorgjit,
është gjetur firma e tij, "Përparimi sh.a.", në Shkozet të
Durrësit, e rrethuar nga një kordon policor. Në ambientet e
firmës që merret me import-eksport dhe tregti hekuri është
ushtruar kontroll nga Prokuroria e Durrësit, në prani të punonjësve
të Policisë së Shtetit dhe asaj tatimore. Mësohet se janë
marrë në dorëzim dokumente të firmës, që do të vihen në dispozicion të hetimit.