Trafiku, sekuestrohen 9 mina-celular
Shkatërrohet në Rrushbull një rrjet trafiku armësh nga Mali i Zi në Shqipëri. Hetim tregut të zi të armëve Minat me celular kushtonin 2500 euro në treg të zi, ndërsa snajperat 2000. Katër në prangaTIRANË- Antitrafiku shkatërron një bazë të trafikut të armëve dhe minave me celular në fshatin Rushbull të Durrësit. Operacioni është zhvilluar në orët e pasdites së djeshme, duke u finalizuar me shkatërrimin e bazës së trafikut të armëve që ishte vendosur në fshatin Rrushbull të Durrësit, që pasoi me arrestimin e katër personave. Glerian Hyseni, 31-vjeç lindur e banues në Rrushbull, Durrës, Adrian Moçka, 46-vjeç, banues në Tiranë, Shkëlqim Gjoka, 34-vjeç banues në Tiranë dhe Hysen Hyka, banues në Tiranë janë arrestuar mbrëmë nga antitrafiqet pasi dyshohet se kanë trafikuar nga Mali i Zi minat me celular dhe snajper. Burime nga policia thanë dje se po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave të mundshëm të implikuar në këtë rrjet të trafikimit të armëve.ZbulimiAgjentët e antikrimit të policisë së Durrësit në bashkëpunim me antitrafiqet e Ministrisë së Brendshme kanë zhvilluar hetimet për rreth një vit për të goditur një grup kriminal që merreshin me trafikimin e armëve. Policia në rrugë operative kishte siguruar informacione për trafikimin e armëve në tregun e zi. Burime nga policia thanë se armët vinin nga Mali i Zi dhe u shiteshin organizatave kriminale. Snajper dhe mina me celular tregtoheshin në vend me çmime të ndryshme. Mësohet se snajperi vlerësohej në tregun e zi të armëve me 2000 euro, ndërsa minat me celular shiteshin me 2500 euro. Policia pasi zbuloi emrat e të dyshuarve që shisnin armët organizuan menjëherë një operacion me qëllim kapjen e tyre dhe sekuestrimin e armëve. OperacioniStrukturat e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ditën e djeshme operacionin më qëllim shkatërrimin e grupit kriminal. Kështu pasditen e djeshme policia ka ndërhyrë në fshatin Rrushbull të Durrësit duke kryer arrestimin e katër personave. Burime nga policia thanë se u sekuestruan nëntë mina me lënde plasëse tritol që shpërthehen në distancë me mekanizmin e celularit, një pushkë snajper dhe njëpistoletë me silenciator. Të njëjtat burime shtuan se minat dhe snajperi ishin trafikuar nga Mali i Zi. Dyshohet se ato posedoheshin katër personat e arrestuar të cilët akuzohen për veprat penale të “trafikimit tëarmëve dhe municioneve” dhe “trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.