E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zgjedhjet ne gjykate, s'marr keshilla nga Berisha"

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se nuk pranon te marre keshilla nga kryeministri edhe kur behet fjale per kerkesen e opozites qe te hetohen zgjedhjet
Ne nje interviste per radion BBC e cila botohet me poshte, z.Rama u pyet se si e konsideron rrugen qe i sugjeroi kundershtari, z. Berisha, i cili tha qe: shkoni ne gjykaten kushtetuese dhe po qe e nevojshme dhe ne komisionin e Venecias?
Pergjigjja e Rames, ishte: "Ne nuk marrim keshilla dhe sugjerime nga nje personazh i cili ne me pak se 5 vjet qeverisje e ka shkelur kushtetuten e Shqiperise jo me pak se 30 here dhe, nga ana tjeter, nuk mund te shkohet ne Gjykate Kushtetuese per cdo episod dhe cdo detaj te nje jete demokratike qe eshte e rregulluar me kushtetute dhe me ligj, aq me teper pastaj per liri dhe te drejta sic eshte liria dhe e drejta e opozites, ne baze te kushtetutes, qe te ngreje nje komision hetimor dhe te mos kufizohet ne objektin e hetimit nga shumica. Nuk kemi asnje pike te perbashket ne kete arsyetim, por kjo eshte e natyrshme sepse zoti Berisha e di fare mire se cfare ka ne kuti dhe kjo eshte arsyeja pse nuk e deshiron hapjen e kutive, perkundrazi i mban ato me pahir te mbyllura duke e vendosur popullin opozitar perpara nje domosdoshmerie qe t'i rezistoje ketij pushteti me kerkesen e thjeshte "Hap kutite, ose largohu!".

Kritiket e qendrimit zyrtar te PS-se mendojne se kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje strategji personale e kryetarit, pra e juaja, per te mos pranuar ne asnje menyre humbjen e zgjedhjeve. Cila eshte pergjigja juaj?
Nuk eshte e mundur qe nje popull i tere te derdhet lume ne proteste per arsye personale te cilitdo qofte, aq me teper ne kushtet kur sot jemi ne demokraci, persa i perket se paku zgjedhjes se nje perkatesie partiake, apo zgjedhjes nese dilet apo jo ne nje tubim, apo merret apo jo pjese ne nje aktivitet. Keshtu qe besoj qe jehona e madhe e perpjekjes time dhe te miqve e kolegeve te mi, eshte prova me e sigurt dhe argumenti me i forte qe hedh poshte kete "lajthitje".
Sot duket sikur ne vitin 2008, kur bashkepunuat me z. Berisha per ndryshimet ne Kushtetute dhe hartimin e kodit te ri elektoral, ju keni menduar vetem se do t'i fitonit zgjedhjet dhe se do te ishit sot kryetar i qeverise. Nje katervjecar tjeter ne opozite po duket si nje alternative qe ju nuk po e pranoni ne asnje menyre. Si do pergjigjeshit?
Ne i fituam zgjedhjet, por nuk u zgjodhem. Nuk u zgjodhem sepse ata qe sot jane ne pushtet nuk moren voten e popullit, por nuk e lane popullin te zgjedhe. Sot jemi ne kushtet ku nje pushtet qe nuk e la popullin te zgjedhe e ka futur Shqiperine ne rrugen e nje rrenimi te pandalshem edhe ekonomik, sepse c'ka i mban qeverite ne nje demokraci funksionale te lidhura pas interesave te vendit dhe te popullit te tyre eshte fakti se tek e mbrapmja populli i gjykon ato me vote. Kur qeveria ia merr popullit voten edhe kur njerezit nuk ia japin, atehere, padyshim, gjeja e fundit per te cilen qeveria qetesohet eshte cilesia e jetes se njerezve.
Nuk ua mori mendja asnjehere ne vitin 2008, ne kohen qe ju bete marreveshje me te, se z. Berisha do te sillej ashtu sic ju besoni sot se ai eshte sjelle me zgjedhje?
Ne nuk jemi ne nje proteste e cila ka te beje me ligjin. Ne jemi ne proteste sepse ligji nuk eshte zbatuar. Kur ne bashkepunuam me palen tjeter, ne funksion te disa interesave te medha te vendit, per t'i dhene mundesi nje shansi historik qe Shqiperia te bente zgjedhje te lira dhe te ndershme, te standardeve evropiane pas shume e shume vitesh, e beme kete duke bere detyren tone qe ishte te benim nje ligj sa me te mire. Zbatimi i ligjit eshte nje ceshtje qe nuk ka te beje fare me ate bashkepunim, por ka te beje me mungesen e vullnetit per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe madje me nje vullnet te mbrapshte djallezor per t'i tjetersuar votat e njerezve.
PS nen drejtimin tuaj hyri ne zgjedhjet e vitit te kaluar me nje numer te kufizuar aleatesh te kampit te majte dhe kjo sot vleresohet edhe si nder arsyet e humbjes se PS. Me sa duket kjo eshte arsyeja qe ju sot nuk po hezitoni qe aleatet t'i kerkoni edhe nga qendra, por edhe nga krahu i djathte i spektrit politik?
Persa i perket ceshtjes se aleances qe eshte krijuar ne kete proteste, eshte nje aleance e natyrshme e te gjitha forcave qe jane te te njejtit mendim se ne rast se nuk perballet dhe nuk cmontohet nje mekanizem i cili i tjeterson zgjedhjet, atehere ne Shqiperi gjithe funksionet baze te demokracise jane te kapura ne funksion te pushtetit qe e ka kthyer shtetin ne nje makineri ne sherbimin e vet. Kjo eshte arsyeja e kesaj aleance te madhe qe nuk ka kufi majtas, djathtas dhe eshte ne rrugen e formimit si nje aleance per nje program per ta nxjerre vendin nga kjo krize e thelle, e cila kerkon nje reagim shume te fuqishem ne shume aspekte dhe reforma reale dhe thelbesore te domosdoshme prej kohesh, por tani me urgjente se asnjehere tjeter.
Nderkohe si e konsideroni rrugen qe ju sugjeroi kundershtari, z. Berisha, i cili tha qe: shkoni ne gjykaten kushtetuese dhe po qe e nevojshme dhe ne komisionin e Venecias?
Ne nuk marrim keshilla dhe sugjerime nga nje personazh i cili ne me pak se 5 vjet qeverisje e ka shkelur kushtetuten e Shqiperise jo me pak se 30 here dhe, nga ana tjeter, nuk mund te shkohet ne gjykate kushtetuese per cdo episod dhe cdo detaj te nje jete demokratike qe eshte e rregulluar me kushtetute dhe me ligj, aq me teper pastaj per liri dhe te drejta sic eshte liria dhe e drejta e opozites, ne baze te kushtetutes, qe te ngreje nje komision hetimor dhe te mos kufizohet ne objektin e hetimit nga shumica. Nuk kemi asnje pike te perbashket ne kete arsyetim, por kjo eshte e natyrshme sepse zoti Berisha e di fare mire se cfare ka ne kuti dhe kjo eshte arsyeja pse nuk e deshiron hapjen e kutive, perkundrazi i mban ato me pahir te mbyllura duke e vendosur popullin opozitar perpara nje domosdoshmerie qe t'i rezistoje ketij pushteti me kerkesen e thjeshte "Hap kutite, ose largohu!".
Kane kaluar tashme me shume se dy vjet nga ngjarja e rende e Gerdecit dhe te gjithe e mbajne mend reagimin e zbehte ne ate kohe te opozites. Sot, po te gjykojme, veshtire se opozites mund t'i paraqitet nje rast kaq "i arte" per betejen e vet politike. A jeni penduar per kete rast te humbur?
Ky eshte nje mit urban i krijuar nga deshira per ta pare asokohe qeverine me kembe perpjete, por pa asnje baze ne realitetin demokratik dhe kushtetues te ketij vendi. Reagimi yne ishte i nje opozite, sic ne jemi, qytetare dhe e vetedijshme per domosdoshmerine e nje denimi te fajtoreve duke e zbardhur krimin shteteror te Gerdecit ne rrugen e drejtesise dhe per te mos bere ate qe eshte bere gjithmone historikisht ne Shqiperi me rastet kur qeveria ka qene fajtore per krime te ngjashme dhe ku politizimi i tejskajshem e ka shpetuar ate si nje kamerdare. Nga ana tjeter deshiroj ta ritheksoj se cfare ka ndodhur nuk eshte aspak me e lehte, e vogel apo e pranueshme sesa krimi shteteror i Gerdecit. Eshte nje tjeter veprimtari kriminale e organizuar per te tjetersuar vullnetin e popullit dhe transparenca sherben pikerisht per te nxjerre ne drite permasen e kesaj veprimtarie dhe per te nxjerre perpara pergjegjesise individe qe kane shkelur ligjin dhe jane bere pjese e ketij skenari kriminal. Ne rast se ne nuk reagojme qe te gjithe si shoqeri lidhur me kete element baze te bashkejeteses demokratike, kemi pranuar de fakto qe nuk varet me qeveria prej nesh, por varet i gjithe populli nga qeveria. Mekanizmi eshte aty dhe mund te veproje perseri dhe njerezit natyrshem do te humbnin besimin tek zgjedhjet dhe do t'i braktisin ato masivisht, ashtu sic ndodh ne republika te ngjashme bananesh apo ish sovjetike ku ka nje demokraci ne leter dhe ka ne fakt nje regjim te nje natyre antidemokratike ne fuqi.
Prej muajsh forumet e larta te PS-se, kryesia, sekretariati, nuk mblidhen, nuk funksionojne sipas statutit. Ne kete pike kritiket tuaj thone se ju nuk ndryshoni shume nga kundershtari juaj, z. Berisha?
Nuk eshte ceshtje e BBC-se, eshte ceshtje e anetaresise se PS, e funksionimit te brendshem te PS-se dhe une jam i mendimit qe i takon PS si organizate te merret me problemet e organizimit te saj te brendshem.
Pervoja e dy dekadave te fundit tregon se kryeministri dhe njekohesisht kryetari i shumices, ka shume gjasa qe te mos terhiqet nga pozicioni i mos-hapjes se kutive, megjithe protestat tuaja. Keni ju nje skenar te zhvillimeve politike ne Shqiperi ne nje rast te tille?
Fakti qe nje diktator, uzurpator, apo nje personazh i kesaj natyre dhe ketij profili, ne krye te nje qeverie, mund te mos terhiqet perpara evidences qe eshte kapur ne flagrance me shume se nje here, dhe ne rastin konkret ne nje ceshtje qe eshte e nje interesi te madh publik, nuk do te thote aspak qe ne duhet te mendojme per nje skenar tjeter sepse nuk ka skenare alternative perballe nje qeverisje te kthyer ne nje sundim dhe nje qeverie te kthyer ne nje regjim. Skenari i vetem eshte rezistenca dhe mjeti i vetem qe na ka mbetur eshte protesta.
Ndonese eshte ende heret per te folur, a do te rikandidonit per kryetarin e Bashkise se kryeqytetit vitin e ardhshem?
Nuk eshte vetem heret, por eshte jashte kontekstit ne te cilin sot jetojme dhe eshte gjeja e fundit qe une sot mund te mendoj.
Keni deklaruar se protesta e dites se premte nuk do te jete e dhunshme. Si mund te shmangen, zoti Rama, perplasjet mes simpatizanteve nese ju qendroni ne bulevard te nesermen dhe partia ne shumice, me simpatizantet e saj, do jete diku aty prane?
Kjo eshte nje pyetje qe duhet t'ia beni z. Berisha i cili si nje organizator i vogel i 1 majeve te Enverit, atehere kur ishte sekretar ne nje organizate dhe mobilizonte kolektivin e ndermarrjes spitalore te atehershme per te shkuar dhe per te parakaluar para diktatorit, sot ne cilesine e kryeministrit te nje vendi anetar te NATO-s, shpik te njejtin akt te piste per t'i bere te njejtin karshillek nje opozite e cila eshte ne rruge per te kerkuar pikerisht prej tij asgje me shume sesa transparencen e detyrueshme te procesit me jetik per nje vend demokratik, qe eshte procesi zgjedhor.
Nese deri ne muajin qershor BE vendos ta fuse Shqiperine ne listen e bardhe Schengen, nuk ju mbeten shume kredenciale juve qe sot e gjithe diten thoni qe kjo qeveri e largon Shqiperine nga Europa...
Une besoj se prioritetet e BE-se, ku perfshihet dhe liberalizimi vizave per te gjitha vendet e rajonit, nuk kane te bejne gjekundi me meritat e kesaj qeveria e cila tashme e ka mbushur kupen e turpit qe mund t'i bente Shqiperise dhe duke bere madje qe te diskutohet Shqiperia si nje vend qe eshte dhe mbrapa Bosnjes. Pa asnje dyshim liberalizimi vizave do te ndodhe, edhe sikur qeveria shqiptare te kaloje ne paralize te plote duke mos bere asgje deri ne fund te vitit. Liberalizimi duhet te jete nje fakt i kryer pasi eshte nje prioritet i tejshtyre ne kohe nga ana e BE-se per shkak te mungeses dhe plote te eficences se qeverise Shqiptare. Ne te gjithe jemi shume te kenaqur qe kjo do te ndodhe. Kam qene gjithmone i bindur qe ne kete pike Europa nuk duhet ta kufizonte levizjen e lire te Shqiptareve apo te tjereve ne rajon me performancen e qeverive te tyre sepse ky eshte nje parim dhe nje vlere europiane, eshte nje shtylle e ndergjegjes se saj, liria e levizjes. Nga ana tjeter do doja te behej e qarte dhe te kuptohej mire nga te gjithe njerezit se ajo c'ka do te ndodhe me liberalizimin e vizave do te jete mundesi per te levizur lirshem ne Europe, por jo mundesia per te jetuar e punuar aty, gje qe e ben dhe me te qarte dhe imperative te verteten se ne do ta ndertojme Europen ketu. Ne duhet te bejme cmos qe pa humbur kohe tjeter te cmuar dhe dekada te tjera, duhet qe te kemi ne Shqiperi nje shtet europian, gjykata si ne Europe, polici, arsim, shendetesi si ne Europe, e keto gjera pastaj, kur i sheh nga kjo perspektive, e bejne shume te qarte pse kjo qeveri duhet te largohet nje ore e me pare, sepse nuk ka lidhje fare me axhenden europiane.
Sikur qeveria ta dorezonte sot pushtetin ne duart e opozites, ne kushtet e krizes ekonomike, ne kushtet kur Shqiperia tashme po i ndjen drejtpersedrejti pasojat e krizes globale, rajonale, por edhe lokale, si do vepronit ju, a keni nje mjet per ta nxjerre Shqiperine shpejt nga keto halle ekonomike per te cilat ju po i beni thirrje njerezve qe te dalin ne proteste?
Se pari dua te theksoj qe kriza shqiptare nuk eshte pasoje e krizes globale, por eshte rezultat i drejtperdrejte i keqqeverisjes. Pa as me te voglin dyshim eshte produkt, me shume sesa i cdo gjeje tjeter, i mbrapshtise qeverisese te vitit te shkuar kur, per te blere pushtetin, Sali Berisha shkaterroi arken e shtetit ne nje 6 mujor te pare qe nga pikepamja e politikes ishte krim dhe nga ana tjeter dua ta theksoj shume me fort qe ne jemi ne kushte akoma me te veshtira sesa duket dhe ndjehet sepse nuk njohim te gjithe te verteten e krizes, pasi perballemi cdo dite me shifra te manipuluara te cilat mundohemi t'i analizojme duke nxjerre shifrat tona alternative, fenomen ky i njohur dhe fenomen qe po e con ne piken zero vendin fqinje Greqine. Greqia e akumuloi gjithe kete problem ne dhjetera dekada, nderkohe qe ne po perballemi me nje problem te akumuluar ne pak vite per shkak te ketij pushteti dhe padyshim te udheheqjes qorre, teresisht injorante ne aspektin e politikes ekonomike te ketij kryeministri.
Cili ishte shkopi magjik i opozites per te dale nga kjo gjendje?
Pa as me te voglin dyshim sa me shume kjo qeveri do te qendroje aty ku eshte aq me i madh do te jete problemi, aq me e thelle do te jete kriza, aq me e rende do te jete barra e nxjerrjes se vendit nga ky batak. Por sigurisht qe ne kemi qene, jemi dhe do te jemi ne gjendje qe gjithcka ta bejme ndryshe, me mire dhe, kuptohet, jo me shkopin e magjistarit sepse kete nuk e kemi, por me diturine dhe njekohesisht aftesine per te qeverisur ne menyre shume here me te mire, si nata me diten me c'ka Shqiperia ka jetuar dhe po vazhdon te jetoje sot nen kete regjim te korruptuar dhe njerezish pa vizion, pa asnje lloj pergjegjshmerie, te paafte, qe e kane kthyer shtetin ne nje cerdhe sherbetoresh te cilet vendet e punes i marrin vetem per meritat qe kane te bejne me pushtetin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›