“Pasuria e gjykatësve është shpesh herë mbi mundësitë që iu jep pagesa mujore për shkak të detyrës që kryejnë”
Konkluzionet
Pasuria e gjykatësve është shpesh herë mbi mundësitë që iu jep pagesa mujore për shkak të detyrës që kryejnë.
Investigimi i udhëtimeve të tyre jashtë shtetit në tri vite tregon se edhe jeta e tyre e përditshme ka më cilësi se sa kushtet që mund t’u krijojnë të ardhurat e tyre të ligjshme.
Mesatarja e udhëtimeve nuk është shifër e jashtëzakonshme por investigimi rast pas rasti thekson raste të dukshme abuzimi.
Një zyrtar gjykate ka udhëtuar gati çdo dhjetë ditë jashtë përgjatë tre viteve.
Ndërkaq një zyrtar tjetër ka përdorur të paktën 19 herë linjat ajrore për udhëtim, qe me çmim minimal të biletës i bie të shpenzojë 40 për qind të rrogës së tij vjetore vetëm për bileta pa llogaritur shpenzimet e tjera.
Ata kanë udhëtuar me makinat e tyre ne mbi 80 për qind të rasteve, në 15 për qind me avion dhe vetëm tri herë kanë përdorur autobusin në të gjitha rastet e investiguara.
Ndërkohë që sipas të dhënave mesatarisht vetëm një udhëtim në vit mund të jetë zyrtar dhe i paguar nga institucioni.
Mbi 30 për qind e gjykatësve i kalojnë pushimet apo festat jashtë, shumë më tepër se sa mesatarja e vendit por me një sy të lirë edhe më shumë se teknicienët e tjerë brenda grupit të tyre social.
Puna e Inspektoratit të Lartë të Pasurive është e lavdërueshme. Ai ka kërkuar në disa raste procedimin nga prokuroria për shkelje të ligjit të deklarimit të pasurisë.