Pasuria e zërit shqip
Poezia bashkëkohore shqipe takohet me lexuesit fqinjë. Poeti Romeo Çollaku, fizionominë e poezisë shqipe të pas viteve ’90-të e përfshin në një antologji poetike, botuar në dy gjuhë, në shqip dhe në greqisht. Botimi është i shoqëruar me parathënien e Çollakut, si dhe komentuar nga mediat greke, prej dy studiuesve të njohur, Jorgos Blanas dhe Pandelis Bukalas, të cilët japin hapësirë mendimi mbi atmosferën poetike dhe ndërgjegjen estetike të autorëve të antologjisë
«Të them dy fjalë më nxitën, sevdaja edhe lajthitja / dhe vargjet, për t’u dëfryer, unë zura t’i renditja... / Se ky moti i sivjetshëm halle pa masë më pruri / dynjaja m’u errësua edhe më iku truri». Gjatë dy shekujve që rrodhën, qysh nga koha kur poeti shqiptar, Haxhi Shehreti, nga Delvina, filloi të shkruante vargjet e mësipërm të Alipashiadës së tij, populli grek dhe ai shqiptar – pavarësisht «atdhetarëve» të të dyja palëve, të cilët i kanë shërbyer gjithmonë një të treti – kanë përjetuar të njëjtin fat, ose të paktën fate të ngjyera me të njëjtën ngjyrë në tabelën e historisë: beteja të përgjakshme për liri, diktatura, monarki qesharake, republika të korruptuara, por edhe një frymë të panënshtruar, një ndjenjë të thellë mëvetësie, individualiteti, si dhe, për rrjedhojë, një këmbëngulje të vazhdueshme për t’u marrë me poezinë. Shqipëria dhe Greqia kanë nxjerrë një sërë poetësh, pa përjashtuar këtu as këngëtarët e mëdhenj anonimë, të cilët na kanë trashëguar ato poezi që ne jemi mësuar t’i quajmë popullore. Dhe, ndërsa ne grekëve na paraprin një traditë mijëravjeçare poetike, e cila në njëfarë mënyrë na shtrëngon të shkruajmë poezi, shqiptarët brofën nga errësira e Ballkanit otoman duke përcaktuar një herë e përgjithmonë synimet e tyre: shpatë për lirinë dhe këngë për jetën.
Kjo është arsyeja që komunikimi midis poetëve – por edhe midis lexuesve – të dy vendeve duhet të vlerësohet si i natyrshëm. Prandaj, Antologjia e Poezisë Bashkëkohore Shqipe e poetit të shkëlqyer Romeo Çollaku duhet përshëndetur fillimisht si shkëndija e parë e një prezantimi të lirë, joshtetëror apo zyrtar, me poezinë që shkruhet sot në Shqipëri, një poezi kjo me të vërtetë mbresëlënëse.
Por dinamika e këtij botimi dygjuhësh nuk kufizohet aspak brenda caqeve të një gjesti simbolik. Kemi të bëjmë me një libër poetik në kuptimin më të rreptë të fjalës, pasi Çollaku, i cili njihet në Shqipëri si një artizan i hollë i gjuhës (Robert Elsie), shfaqet gjithashtu si një përdorues i shkëlqyer i greqishtes. Lexuesit i krijohet përshtypja sikur ka para syve poezi të shkruara në greqisht, madje të shkruara gjatë këtyre viteve të fundit. Nga kjo pikëpamje të tërheq vëmendjen fakti që poetë, të cilët në vitin 1990 ishin rreth 18-20 vjeç, ecin sot në një hap me poezinë evropiane të kohës. Disa prej tyre kanë studiuar në qytete perëndimorë dhe është më se e natyrshme të kenë ardhur në kontakt të drejtpërdrejtë me frymën e poetëve evropianë. Por edhe ata që janë kufizuar brendapërbrenda klimës kulturore të Ballkanit, shquhen për një nivel të lartë shprehjeje, që të habit po të kemi parasysh peripecitë nga ka kaluar vendi i tyre. Ky brez poetësh të lindur midis viteve 1964-1978 duket se ka shkuar shumë larg nga poezia që shkruhej pas luftës së dytë botërore. Kthimi i tij tek tradita moderne e fillimeve të shekullit XIX, por edhe tek romantizmi, është i dukshëm. Megjithatë, rezultati, i cili është tejet frytdhënës, krijon një shprehje shumëplanëshe, që u jep poetëve mundësinë ta thonë fjalën e tyre me saktësi, qartësi dhe me siguri të plotë për forcën e ligjërimit poetik. Eksperimentet gjuhësorë mungojnë, por përqendrimi tek përmbajtja është tipar i përgjithshëm për poezinë ballkanike. Poetët e sotëm shqiptarë shfaqin një dije, e cila nuk i detyrohet vetëm qëndrueshmërisë së mjeteve neo-romantikë dhe modernë të shprehjes. Zgjedhjet e tyre duken tërësisht të kontrolluara nga një ndërgjegje estetike, e cila e sheh poezinë si një ekspasion të fantazisë në botën reale. Mes ndikimeve të dallueshëm, që, sidoqoftë, janë shkrirë më së miri në thurjen e padukshme të poezisë, hasim realizmin fantastik të Ismail Kadaresë, klasicizmin sentimental të Eliotit, strukturalizmin e Majakovskit dhe dialektikën e absurdit të Janis Ricosit. Si poetët e përfshirë në antologji, ashtu edhe ata që nuk janë përfshirë, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të poezisë bashkëkohore evropiane.
Diamante poetikë si «Burrat kur pijnë janë zogj shtegëtarë...» (Arian Leka), «Një grua afër të dyzetave / është një hije në kërkim të objektit...» (Luljeta Lleshanaku), «O, le të flijohet, / le të flijohet sonte në vaj për të gjithë / aorta e kaltër e hënës» (Agron Tufa), «Në dy anët e një fjale / qëndrojnë dy burra / - pa qenë shkronja» (Çelo Hoxha), «... befas na u fanit deti / ky instrument virtuoz / që mendjet i shpërndan / si grumbuj puplash» (Ilir Belliu), «Terr, terr i thellë ndër qiparisë, derisa të përmendet kandillonaft’ i ngadogjindur e dy-tre yj të ndezë» (Romeo Çollaku), dëshmojnë dinamikën shumëformëshe të një poezie që i njeh burimet e saj dhe ndjehet e sigurt për vetveten. Ndonëse e përqendruar tek përvoja e brendshme e subjektit poetik, ajo, jo vetëm nuk e lë në harresë botën përreth, por i zgjedh edhe një vend të privilegjuar, a thua se ndërtimi i saj është në dorën e poetit.
Parathënia e Romeo Çollakut na jep një skicë përmbledhëse deri në modesti të rrugës që ka ndjekur poezia shqipe, qysh nga shekulli XVI e deri më sot, por duke e lejuar lexuesin të krijojë një ide të vetën mbi poetët e përfaqësuar në antologji. Ndoshta kjo hapësirë e paktë u diktua nga nevojat e botimit, ndoshta autori ka dashur t’ia lërë fjalën vetë poezisë, por e vërteta është se nga rezultati të krijohet përshtypja sikur poezisë shqipe i jepet një rol që nuk i përgjigjet pasurisë së saj mbresëlënëse; qoftë dhe asaj që u krijua në kuadrin e rreptë të realizmit socialist.