Sëmudja, vetëdigjet në publik emigranti
Vezir Xhani i ka vënë fillimisht flakën makinës
27-vjeçari vuante nga sëmundje e pashërueshme
I ka dhënë fund jetës në mënyrën më të dhimbshme, teksa i ka vënë flakën fillimisht automjetit të tij dhe më pas është futur brenda saj. Gjithçka, pasi 27-vjeçari i ardhur vetëm dy ditë më parë nga emigracioni kujtonte se ishte i sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme dhe për këtë arsye nuk kishte më shpresa për të jetuar. Ndërkohë, mëngjesin e djeshëm në një nga tunelet e ish-repartit të Xhenios në fshatin Kryeluzaj të Kavajës, Vezir Xhani është vetëdjegur në mënyrë demonstrative në sytë e të paktën 12 personave. Këta të fundit janë orvatur ta ndihmojnë të riun, por përpjekjet e tyre kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi emigranti ka pësuar djegie në 80 për qind të trupit. E ardhur në vendngjarje pas lajmërimit të banorëve të tjerë të zonës, policia ka transportuar me urgjencë për në spital 27-vjeçarin, i cili fatkeqësisht nuk ka mundur t’u shpëtojë djegieve të rënda të marra nga flakët. Ndërkohë, nga të dhëna policore një ditë më parë është mësuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një akt të planifikuar më parë. Ndërkohë, policia ka sqaruar se viktima ka mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë më parë, duke hyrë rreth orës 16:55 në kufirin shqiptar, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës me automjetin tip “Nissan” me targa greke AXH 9837.
Gjithçka ka ndodhur dje rreth orës 10:00, kur sipas të dhënave policore vetëdjegia ishte publike dhe e paramenduar, pasi ndodhi në prani të të paktën 12 personave. Tetë prej tyre kanë deponuar për policinë, duke pohuar se i kërkuan të riut që të mos e kryente vetëflijimin. Në vendngjarje, në fshatin Kryeluzaj, tek ish-tunelet e repartit ushtarak të Xhenios, kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat morën masat në drejtim të evakuimit të banorëve përreth. Duke marrë dëshmitë e tetë personave dhe duke rindërtuar skenën e ngjarjes, policia ka arritur në përfundimin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të planifikuar. Viktima fillimisht ka hyrë në ish-tunelin e repartit të Xhenios në fshatin Kryeluzaj të rrethit të Kavajës dhe më pas i ka vendosur zjarrin automjetit të tij, tip “Nissan” me targa greke AXH 9837. “Përgjatë momenteve të marrjes flakë të automjetit të tij, viktima ka hyrë në automjet, duke u vetëflijuar”, - kanë treguar dëshmitarët okularë. “Viktima, fillimisht ka ndërmarrë aktin e vendosjes së zjarrit në mjetin e tij, ku edhe pas shumë thirrjeve të bëra nga disa banorë, të cilët kanë qenë në një distancë më të largët, është futur brenda automjetit, duke u djegur tërësisht me të”, - pohuan burimet hetimore.
Emigranti
Sapo ishte kthyer nga Greqia
Emigranti që u dogj paraditen e djeshme publikisht në një fshat të Kavajës, ishte 27-vjeçari nga Librazhdi me banim në Kryeluzaj, Veiz Xhani. I riu, vetëm dje kishte mbërritur në Shqipëri, duke hyrë rreth orës 16:55 në kufirin shqiptar, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, me automjetin tip “Nissan”, me targa greke AXH 9837. Deri në orët e pasdites, në vendin e ngjarjes, si dhe në vendbanimin e të ndjerit kanë qenë të pranishëm pjesëtarë të një grupi të posaçëm hetimor, për të sqaruar rrethanat dhe motivet që kanë çuar këtë shtetas drejt ndërmarrjes së këtij akti.
Dëshmitarët
Nuk patëm mundësi ta shpëtonim
Nga deklarimet e marra nga 8 (tetë) dëshmitarë okularë në vendngjarje, tregojnë se viktima fillimisht ka ndërmarrë aktin e vendosjes së zjarrit në automjetin e tij, ku pas shumë tentativave për t’i ardhur në ndihmë dëshmitarët (të cilët kanë qenë në një distancë më të largët), viktima më pas është futur brenda automjetit, duke u djegur tërësisht me të. Sipas deklarimeve të tyre, Xhani nuk u ka dhënë asnjë mundësi që ata ti afrohen për të shmangur ngjarjen.