Pasuria e zyrtarëve, në skaner të ILDKP
TIRANË- Pasuria e 150 zyrtarëve shqiptarë do të hyjë në skanerin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. ILDKP zhvillon procedurën e shortit për përzgjedhjen e 150 zyrtarëve nga totali prej 3775 subjektesh që deklarojnë periodikisht, pasurinë e tyre, ndërkohë që të përzgjedhurit rastësisht do të kalojnë në kontroll të plotë. Kontrolli i plotë është procedura më e rëndësishme e hetimit administrativ që zhvillon Inspektorati i Lartë, në të cilën kryhen hetime të detajuara për të zbuluar vërtetësinë ose jo të deklarimit të interesave private. Në takim janë të ftuar përfaqësues të organizmave joqeveritarë, USAID-it, të grupeve parlamentare, si edhe të disa institucioneve kryesore që bashkëpunojnë me ILDKP-në. Shorti është planifikuar të hidhet të hënën, në ambientet e ILDKP-së.