E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma kampione e kupes së Italisë

 

Të verdhekuqtë mundën me rezultatin 2 me 1 Interin në finalen e Olimpikut dhe fitojnë për të nëntënherë Kupën e Italisë. Roma doli në avantazh me Mexes në minutën e 36’. Ajo dyfishoi rezultatin e saj në minutën e 55’ me Perrotën. Një gol i madh I Pele e rihapi ndeshjen e sërish dhe Interi u gjallërua, por pak me vonesë.

Dy skuadrat më të fuqishme italiane Inter dhe Roma u ndeshën dje në stadiumin e Olimpikut, ku Roma u kurorëzua kampione e Italisë për të nëntën herë në historinë e futbollit italian. Roma shënoi golin e parë në minutën e 36’. Dhe dyfishon rezultatin në minutën e 56’ me Perrotën. Roma duket sikur e ka në kontroll të plotë lojën, por një gol i Pele e rihap sërish atë. Roma humbet sigurinë dhe një nga lojtarët e saj Perrota dëmtohet në fushë, duke lënë lojën. Interi zgjohet pak me vonesë dhe kjo e bën që të humbasë lojën dhe kupen si pasojë.

Megjithatë sfida Inter-Roma do të propozohet sërish gushtin që vjen kur do të luhet për Superkupën e Italisë, e cila do të zhvillohet këtë herë në San Siro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›