Pasuria, gjoba per 48 krere bashkish Rozeta Rapushi
Zyrtaret e shtetit ende nuk jane ndergjegjesuar se nje here ne vit duhet te deklarojne pasurine e tyre te tundshme dhe te patundshme, pasi ligji ua detyron prej vitesh nje gje te tille. Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ndeshkoi dje me gjoba, jo pak por 48 zyrtare, te gjithe ne pushtetin lokal, te cilet nuk kane deklaruar pasurine e tyre. Ne listen e te ndeshkuarve, nuk jane vetem zyrtare te rinj te sapo zgjedhur ne kete detyre nga zgjedhjet lokale te 8 majit, por edhe ish funksionare, te cilet ndonese e njohin shume mire ligjin, nuk po e zbatojne ate. Per rrjedhoje, ILDKP gjobiti dje me 25.000 leke, te gjithe ata qe nuk e kane deklaruar pasurine dhe nese serish nuk do te ndergjegjesohen, ata mund te rrezikojne edhe ndjekjen penale. Nje sanksion ky i percaktuar qarte ne ligjin per "Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive". "Gjate periudhes korrik-gusht 2011, ILDKP ka qene aktiv ne njoftimin per detyrimin ligjor per deklarim, si edhe ne ofrimin e asistences ligjore per zyrtaret te rinj mbi menyren e plotesimit te formularit te interesave private. Pavaresisht angazhimit maksimal te institucionit, nga rakordimet e kryera ne Regjistrin Themeltar te ILDKP, rezulton se disa nga te zgjedhurit vendore nuk kane respektuar afatet kohore per dorezimin e deklarates se pasurise, brenda 30 diteve nga marrja e detyres per te zgjedhurit e rinj dhe brenda 15 diteve pas largimit nga funksioni per ish-drejtuesit vendore", reagoi dje ky institucion. Per rrjedhoje, ne baze te ligjit "Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike", sipas te cilit "Per mosdeklarim periodik ne afat dhe pa shkaqe te arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me te, qe mbart detyrimin per deklarim, denohet me gjobe nga 20.000 leke deri ne 30.000 leke", ILDKP vendosi masen administrative "gjobe" ne shumen 25.000 leke ndaj zyrtareve. Mes te ndeshkuarve jane edhe te zgjedhurit e rinj ne Bashkite Permet, Bajram Curri, Perrenjas, Kucove, Fushe-Kruje, Shengjin, etj. Nderkohe, ILDKP po vazhdon verifikimet dhe, per cdo rast te tejkalimit te afatit ligjor per dorezimin e deklarates se interesave private, do te aplikohen sanksionet ligjore. Paralelisht me monitorimin e procesit te deklarimit te pasurise, ILDKP ka nisur kontrollin per te dhenat e vetedeklaruara nga ana e drejtuesve te rinj te pushtetit lokal. Brenda afateve proceduriale administrative, Inspektorati i Larte do te verifikoje perputhjen e pasurive te deklaruara nga zyrtaret e rinj vendore me burimet e krijimit te tyre.
Tabele
Te zgjedhurit e rinj, kush gjobitet
Emri Bashki/Komuna
Abedin Gjini Lekaj
Agron Demushi Bajram Curri
Aleksander Cela Dardhas
Arqile Mekshi Zagorie
Bajatit Korriqi Perrenjas
Bardhyl Gjyzeli Kucove
Behar Haxhiu Milot
Besnik Brahimi Berdice
Bujar Ibrahimi Qender Piskove
Fadil Kapllani Bogove
Gezim Dhima Mbrostar
Giberto Jace Permet
Gjergji Doci Dajc
Gjon Bardhi Fushe-Kruje
Hristo Duci Dropull i Siperm
Kanan Shakaj Novosele
Kleves Muja Rrethinat
Kristo Kaishi Aliko
Leke Bibaj Hajmel
Martin Lazri Guri i Zi
Ndricim Dushku Rrogozhine
Pellumb Milori Kurvelesh
Rrahman Demaj Terthore
Salvador Kacaj Shengjin
Vuksan Cardaku Llugaj
Xhevahir Bilja Grekan
Zef Doci Balldren i Ri
Gjobe edhe per ish nepunesit publike
Te zgjedhurit e rinj, te dale nga zgjedhjet lokale te 8 majit, nuk jane te vetmit qe nuk e kane deklaruar pasurine. Mosdeklarime jane evidentuar edhe ne radhet e atyre zyrtareve te pushtetit lokal, mandati i te cileve perfundoi me 8 maj, por qe kane serish detyrimin te deklarojne pasurine. Behet fjale per 21 persona, te cilat jane ne listen e "zeze" te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, pasi nuk kane deklaruar pasurine. Edhe per kete kategori, ndeshkimi ishte nje gjobe prej 25 mije lekesh, te cilet tashme funksionaret edhe pse te larguar nga detyra ne organet e qeverisjes vendore, do te duhet t'i paguajne nje me nje. Nder to, jane kryetaret e bashkive dhe komunave ne Levan, Kolsh, Ana e Malit, Belsh, Njesise Bashkiake Nr. 9, Krume, Permet, Librazhd, Rubik, Bajram Curri, etj.
Tabele
Te zgjedhurit e rinj, kush gjobitet
Emri Bashki/Komuna
Abedin Gjini Lekaj
Agron Demushi Bajram Curri
Aleksander Cela Dardhas
Arqile Mekshi Zagorie
Bajatit Korriqi Perrenjas
Bardhyl Gjyzeli Kucove
Behar Haxhiu Milot
Besnik Brahimi Berdice
Bujar Ibrahimi Qender Piskove
Fadil Kapllani Bogove
Gezim Dhima Mbrostar
Giberto Jace Permet
Gjergji Doci Dajc
Gjon Bardhi Fushe-Kruje
Hristo Duci Dropull i Siperm
Kanan Shakaj Novosele
Kleves Muja Rrethinat
Kristo Kaishi Aliko
Leke Bibaj Hajmel
Martin Lazri Guri i Zi
Ndricim Dushku Rrogozhine
Pellumb Milori Kurvelesh
Rrahman Demaj Terthore
Salvador Kacaj Shengjin
Vuksan Cardaku Llugaj
Xhevahir Bilja Grekan
Zef Doci Balldren i Ri
Gjobe edhe per ish nepunesit publike
Te zgjedhurit e rinj, te dale nga zgjedhjet lokale te 8 majit, nuk jane te vetmit qe nuk e kane deklaruar pasurine. Mosdeklarime jane evidentuar edhe ne radhet e atyre zyrtareve te pushtetit lokal, mandati i te cileve perfundoi me 8 maj, por qe kane serish detyrimin te deklarojne pasurine. Behet fjale per 21 persona, te cilat jane ne listen e "zeze" te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, pasi nuk kane deklaruar pasurine. Edhe per kete kategori, ndeshkimi ishte nje gjobe prej 25 mije lekesh, te cilet tashme funksionaret edhe pse te larguar nga detyra ne organet e qeverisjes vendore, do te duhet t'i paguajne nje me nje. Nder to, jane kryetaret e bashkive dhe komunave ne Levan, Kolsh, Ana e Malit, Belsh, Njesise Bashkiake Nr. 9, Krume, Permet, Librazhd, Rubik, Bajram Curri, etj.