E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria, jo me konflikt interesi

Rozeta Rapushi
Kreret e shtetit shqiptar u shprehen te gatshem te ndryshojne ligjet, me synim ashpersimin e masave ndaj zyrtareve ne konflikt interesi dhe fshehje te pasurise. Presidenti Bamir Topi dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, te dy pjesemarres ne takimin rajonal dy ditor "Bashkepunimi nderkombetar per parandalimin e konfliktit te interesave dhe deklarimin e pasurive, nje instrument ne luften kunder korrupsionit", theksuan nevojen e ndryshimeve ligjore ne funksion te ashpersimin e masave per hetimin e zyrtareve. Presidenti Topi, tha se te gjithe qytetaret duhet ta dine me hollesi se kush i drejton, kush i qeveris, cfare modeli zyrtaresh perfaqesojne ata qe takojne ne zyrat e shtetit, qe nga komunat e deri tek Presidenti. "Por eshte akoma me e rendesishme, distancimi i qarte i shtetit nga cdo zyrtar, i cfaredo rangu politik e shteteror, qe ka perfituar ne menyre te paligjshme nga posti qe mban. Kjo eshte fryma e shtetit ligjor, ky eshte shpirti i demokracise, kjo eshte edhe sfida kryesore e institucioneve tuaja ne raport me publikun",-tha Topi. Po keshtu, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se asnje vend nuk ka imunitet ndaj korrupsionit, ndaj dhe bashkepunimi rajonal e nderkombetar duhet te jete shumedimensional. Sipas saj, Kuvendi i kerkoi Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, qe te propozoje ndryshimet e nevojshme ne legjislacion per rregullimin e pasojave juridike te shkaktuara nga situatat me konflikt interesi dhe per ndeshkimin e zyrtareve apo personave te lidhur me ta, pergjegjes per konfliktin e interesit. "Kerkuam qe me me shume force e vendosmeri ILDKP, te kerkoje nga organet e ndjekjes penale procedimin rezultativ te zyrtareve te zbuluar prej tij ne konflikt interesi apo ne fshehje te pasurive te tyre dhe te informoje publikisht apo drejtperdrejt Kuvendin, per rastet kur autoritetet pergjegjese, neglizhojne apo kapin rezultate te uleta ne ndjekjen dhe ndeshkimin e konfliktit te interesit apo fshehjes se pasurise te zbuluar prej tij",-tha Topalli. Kryetarja permendi se ILDKP, ka bere prane prokurorise 16 kallezime penale per vepren penale te parashikuar ne Kodin Penal. Nderkohe qe nga verifikimi i rasteve te dyshuara per konflikt interesi, Inspektorati i Larte ne bashkepunim edhe me institucionet publike, ka evidentuar, parandaluar e shmangur 122 raste te konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike. "Te gjitha keto jane procese qe gjenerojne transparence dhe transparenca eshte nje nga mjetet me te rendesishme per te kontrolluar veprimet e politikaneve, zyrtareve por edhe bizneseve me procedurat ligjore",-tha Topalli. Procedure qe sipas saj, ndihmon per te pare se sa te sinqerte politikanet, kryetaret e bashkive kane qene apo jane ne deklarimin e pasurive. Ndaj dhe keni mbeshtetjen teresore, ne kete pune jashtezakonisht te rendesishme.

Ndryshimet
Ndryshime te tjera ligjore, pritet te behen ne funksion te kontrolleve me te imtesishme dhe hetimeve te gjera per pasurite e zyrtaret e larte te shtetit shqiptar dhe te gjithe atyre qe deklarojne pasurine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›