E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasurimi i uraniumit, Solltaneh: Irani nuk do të heqë dorë

Teheran, 18 shkurt, NOA Irani nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit për asnjë çmim. Një fakt të tillë e ka deklaruar për mediat britanike, Ali Asghar Solltaneh, i cili është i dërguari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Sipas tij, kërcënimi me sanksione shtesë është reflektim i mendësisë kolonaliste, duke pohuar kështu se SHBA kanë synime të fshehta ndaj Iranit.
Më tej, i dërguari iranian shtoi se presidenti Obama erdhi në pushtet me premtimet për ndryshim, por deri tani nuk ka qenë në gjendje ti bëjë ndryshimet.
Në këtë mënyrë, i dërguari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e qeverisë së tij lidhur me programin bërthamor.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›