E Diel, 1 Nëntor 2026

Homazhe tek varri i ish presidentit Rugova

Drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të partive politike, mëngjesin e djeshëm kanë zhvilluar homazhe te varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ata vlerësuan lartë kontributin e tij për shtet-formimin e Kosovës. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, tha se ish presidentin Rugova nuk do të jetë jashtë kujtesës së qytetarëve të Kosovës. Sipas tij Rugova dhe Adem Jashari paraqesin simboliken më të fortë për liri dhe pavarësi. Dua të them së është një

 ndër personalitetet më të fuqishme që pat bota shqiptare në fund të shekullit të kaluar që udhëhoqi proceset e mëdha për liri. Gjithmonë e them në opinion e përbashkët se bashkë me Adem Jasharin paraqesin simbolikën më të fortë të luftës dhe rezistencës së përgjithshme për liri dhe pavarësi, u shpreh Sejdiu. Edhe një delegacionin i kryesisë së LDK ka bërë homazhe para varrit të ish presidentit Rugova. Sekretari i përgjithshëm i LDK, Ramë Manaj tha se në këtë ditë LDK, respekton punën e madhe ndaj kreatorit të pavarësisë së Kosovës. Ndaj presidentit historik, ndaj burrit më të madh të këtij vendi, dr. Ibrahim Rugovës, i cili gjithë jetën e tij bëri më të madhen të mundshme për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës, për ta projektuar pavarësinë dhe për ta realizua atë, në bashkëpunim edhe me miqtë ndërkombëtarë, tha Manaj. Homazhe para varrit të ish presidentit Rugova ka bërë edhe kryesia e LDD. E ndjejmë që vlera e tij, edhe politike, edhe e kulturës, artit dhe shkencës, po i mungon shoqërisë sot më tepër se kurrë. Ndoshta është më e mira e krejt kësaj që madhështia e veprës tij po shkon duke u rritë, tha kryetari i LDD, Nexhat Daci. Po ashtu homazhe pranë varrit të ish presidentit Rugova bëri edhe kreu i AKR, Bexhet Paçolli me bashkëpunëtorë. Përveç liderëve politik , homazhe kanë bërë edhe qytetarë të tjerë nga shumë vise të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›