E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmon plakun në momente “të nxehta”, i kërkon para

23/11/2009  Arrestohet 36-vjeçari. I kërkoi 1 milion lekë që të mos ia tregonte videon të shoqes

VLORE- Edhe pse i ka kaluar të 70 vitet, ka rënë pre e shantazheve të seksit në qytetin e Vlorës nga një tjetër person, i cili e kishte filmuar në shoqërinë e një femre në momente intime. Më pas i ka kërkuar 1 milion lekë që këtë video të mos e bënte publike e të mos ia tregonte bashkëshortes. Por i moshuari i është drejtuar policisë, efektivat e së cilës kanë prangosur 36-vjeçarin.

Ngjarja

Gjithçka ka nisur në fillim të këtij muaji ku sipas policisë 74-vjeçari me inicialet N. L. shantazhohej nga 36-vjeçari Genci K., pasi ky i fundit e kishte filmuar gjatë disa momenteve intime të moshuarin në një banesë duke kryer marrëdhënie seksuale sipas burimeve me të dashurën e tij. Sipas denoncimit, të moshuarit që prej datës 3 nëntor dhe për shumë ditë me radhë 36-vjeçari i kërkonte shumën prej 1.000.000 lekësh të reja me qëllim që mos t’ia tregonte pamjet bashkëshortes së 74-vjeçarit. Duke mos pasur mundësinë për të paguar “gjobën” i moshuari u është drejtuar bluve duke “e ngrënë turpin me bukë” dhe ka rrëfyer të gjithë ngjarjen si dhe shantazhin që i bëhej nga i riu. Menjëherë blutë në bashkëpunim me Prokurorinë kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila ka çuar në prangosjen e 36-vjeçarit Genci K., duke e klasifikuar ngjarjen si të rëndë me akuzat e “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës” dhe “heqje të paligjshme të lirisë”. Nuk bëhet e ditur apo jo nëse është gjetur videoja e shantazhit, por sipas policisë i riu është arrestuar dhe më parë nën akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike”, si dhe gjatë kontrollit të banesës që i është bërë ditën e djeshme i është gjetur një sasi prej 40 gramë cannabis sativa. Operacioni për kapjen e të riut është quajtur “Kalaja”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›