Pasurite e ish drejtoreve te bashkise Tirane
22/07/2011 Deklarata e pasurisë së njërit prej krerëve të lartë të Bashkisë së Tiranës
Apartamente, biznese, troje të shitura dhe të pashitura në emër të tij apo të bashkëshortëve, fabrika tullash, dyqane konfeksionesh, studio vlerësimi pasurish etj - kjo është panorama që të shfaqet teksa lexon deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë të bashkisë, që para pak ditësh dhanë dorëheqjen me pretekstin se të punojnë me Lulzim Bashën u dënohen parimet.
Deklarata e parë
Në deklaratën e pasurisë Dritan Agolli, administrator i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, ka deklaruar në vitin 2002, kohë kur mori drejtimin e punëve publike në Bashkinë e Tiranës, blerjen e një apartamenti 125 metra katrorë në bulevardin “Zogu i Parë”, sipas tij me kursimet personale, 3,5 milionë lekë. Një tjetër apartament te Blloku me sipërfaqe 100 metra katrorë, i blerë sipas deklaratës nga shitja e një apartamenti në Fier me vlerë 1,5 milion lekë dhe 1 milion të tjera nga kursimet personale. Pasuria tjetër që ka deklaruar Agolli në vitin 2002 është dhe një studio e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, me seli në rrugën “Myslym Shyri”, ku Agolli ishte 50% aksioner si dhe aksione në letra me vlerë, rreth 5.2 milionë të fabrikës së tullave në Vorë, Tiranë. Të ardhurat vjetore si drejtor i bashkisë 1 milionë lekë në vit. Po aq ka marrë dhe bashkëshortja, e cila punonte në firmën private “ASIE”, sh.p.k. Ndërsa bashkëshortja ka deklaruar 25% të 1 hektari tokë dhe 500 metra në komunën Mbrostar në Fier, si dhe 31 mijë dollarë amerikanë gjendje bankare, ku 30 mijë ia ka dhuruar e ëma dhe 1 mijë të tjera kursime personale. Të ardhurave të Dritan Agollit i shtohet si pasuri dhe një lokal, bar-pastiçeri “Flladi”, i cili ndodhet te pallatet e “Melrosë”, pranë Liqenit Artificial.
Shtimi i pasurisë
Në vitin 2005 Dritan Agolli vendos të zgjerohet me një tjetër apartament 164 metra katrorë në rrugën “Qemal Stafa”, të blerë në vlerën 72400 euro, nga të cilat paguan cash 16 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër, 56 mijë euro, do ta paguajë brenda vitit 2007. Ndërkohë pasurisë së bashkëshortes i shtohet dhe dyqani “Fashion Siluhetes”, biznes i veshjes, i cili i siguron të ardhura rreth 300 mijë lekë në vit. Në vitin 2006 Agolli deklaron shitjen e apartamentit 95 mijë euro tek ish-Blloku dhe pagesën e diferencës prej 56 mijë euro për apartamentin në rrugën “Qemal Stafa”, ndërkohë që diferenca e mbetur prej 35 mijë euro mbetet cash në bankë. Viti 2007 e gjen Agollin drejtor të urbanistikës, ndërsa pasuria e tij shtohet me 10 mijë dollarë të tjerë, por duket dhe një vit i mbarë për biznesin e tij të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, që shtohet me 1,7 milion lekë dhe 41 mijë euro brenda vitit, ndërsa bashkëshortja e tij shet tokën në Mbrostar për vlerën 50 mijë euro, si dhe mbyll aktivitetin “Fashion Siluhetes”. Në vitin 2008 Dritan Agolli blen vetëm një “Mercedes” në vlerën e 13500 euro, ndërsa bashkëshortja e tij deklaron shtesë 35 mijë euro në BKT të ardhura nga shitja e makinës, tërheqja e dhjetë mijë eurove të deklaruara më parë te “Raiffaissen” si dhe kthimi i një pjese të një huaje të dhënë më parë në shumën 40 mijë euro pa interes. Nga kjo shumë deklarohet se është kthyer shuma prej 10 mijë eurosh.
Viti 2002-2010
Apartament banimi ndërtuar pas vitit 1990, 2+1 125 m2, bulevardi “Zogu i Parë”, 3,5 milionë lekë.
Apartament banimi 100 m2 tek ish-Blloku, vlera 4,5 milionë lekë.
Studio vlerësimi pasurive të paluajtshme, aksione 50% të ardhura 1,24 milionë lekë.
Aksione në letra me vlerë, 5,925 milionë lekë, fabrika e tullave Vorë.
Bashkëshortja tokë në Mbrostar dhe 30 mijë dollarë dhuratë nga nëna.
Viti 2004, biznes bar-pastiçeri “Flladi” te pallatet “Melrose”.
Viti 2005, apartament banimi 164 m2, rruga “Qemal Stafa”, vlera 72 mijë euro.
Biznes “Fashion Siluhetes”, bashkëshortja
Viti 2006, shitje apartamenti 95 mijë euro.
Shlyerje detyrimi 56 mijë euro.
Viti 2007, shitje toke në Fier, 50 mijë euro
Të ardhura nga biznesi, 1,7 milion dhe 41 mijë euro
Viti 2010, shtesë 35 mijë euro në BKT, shitje makine dhe tërheqje nga “Raiffaisen”.
Drejtori i Policisë Bashkiake
Zyhdi Dajti pronar i 4 apartamenteve në Tiranë
Zyhdi Dajti, drejtori i përgjithshëm i Policisë Bashkiake, në deklaratën e tij dorëzuar pranë ILDKP-së deklaron se ka punuar në Gardën e Republikës nga viti 1982 deri në vitin 2006, kur u largua prej andej. Në vitin 2007, kur ende nuk ishte punësuar në postin e drejtorit të Policisë Bashkiake, Dajti ka blerë një apartament me sipërfaqe 128 m2 te prokuroria për vlerën 35 mijë euro. Në po të njëjtin vit ka blerë dhe një apartament tjetër në të njëjtin pallat në emër të të birit me sipërfaqe 51 metër katrorë, me vlerën 19 mijë euro, por n ë deklaratën e tij Dajti shprehet se është blerë nga kunetërit e tij, të cilët punojnë në Gjermani dhe shtëpia është vënë në emër të nipit, domethënë djalit të Zyhdi Dajtit. Gjithashtu Dajti disponon një shtëpi tjetër me sipërfaqe 49,8 metër katrorë, një apartament tjetër të blerë në vitin 1996 me vlerë 18 500 lekë, tek i cili ka bërë një shtesë prej 90 metrash katrorë, plus një dyqan prej 40 metrash, në total 130 metra dhe që sipas Dajtit është në poçes legalizimi. Gjithashtu si trashëgimi Dajti rezulton të ketë rreth 4 mijë metra tokë pyll në zonën e Dajtit, ku është bashkëpronar me të vëllezërit, ndërsa si gjendje cash deri në vitin 2009, kohë kur ka marrë dhe detyrën, rezulton të ketë rreth 800 mijë lekë në llogari bankare. Ndërsa bashkëshortja e Zyhdi Dajtit ushtron aktivitet privat në profesionin e parukieres, aktivitet që sipas ish-drejtorit Dajti e ushtron që në vitin 2003. Për vitin 2010, pra përgjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të policisë, Dajti s’ka pasur të ardhura të tjera veç rrogës së tij, aktivitetit të bashkëshortes dhe 30 mijë lekë të ardhura në muaj qira nga dhënia e apartamentit në rrugën “Qemal Stafa”.
Dritan Agolli
Dritan Agolli është thirrur në Bashki në vitin 2002 nga Edi Rama. Deri në atë kohë është njohur si eksponent i Ballit Kombëtar, në atë kohë në opozitë, pjesë e koalicionit të djathtë. Një fakt të tillë është vënë në dukje dhe nga deputeti Andis Harasani në një shkrim të tij, ku kundërshtonte metodat e drejtimit të PS-së nga Edi Rama. Fillimisht u vu në drejtorin e punëve publike në bashki, më pas drejtor i urbanistikës dhe në fund mori rolin e administratorit të përgjithshëm të Bashkisë. Dha dorëheqjen disa ditë më parë së bashku me 20 drejtorë të tjerë të lartë në shenjë solidarizimi me Edi Ramën.
Joana Bushi
Drejtoresha e marrëdhënieve me publikun Joana Bushi, dhe kjo një ndër të dorëhequrit pas fitores së Bashës, rezulton se në llogarinë bankare ka vetëm 500 mijë lekë, ndërsa si burim të ardhurash deklarohet rroga në Bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër ajo është bashkëshortja e Eno Bushit, përfaqësues i PS-së në KQZ, i cili rezulton i punësuar në shoqërinë “Braka”, kryetar i komisionit të disiplinës në FSHF si dhe disponon një zyrë avokatie, që për vitin 2010 i ka dhënë 6544 euro të ardhura. Gjithashtu është dhe ortaku i vetëm i një shoqërie konultimi, ku Bushi figuron të ketë investuar vetëm 100 lekë.
Viola Haxhiademi
Viola Haxhiademi, drejtoresha e shërbimeve mbështetëse në Bashkinë e Tiranës, ka përfituar një pagë prej 1.1 milionë lekë për vitin 2010, të cilat janë deklaruar si të ardhurat kryesore të saj. Nga shitja e makinës, një “Rover” i vitit 1997, ka përfituar rreth 450 mijë lekë, të cilat i ka depozituar në bankë. Nga paga ka arritur të kursejë vetëm 16500 lekë, ndërkohë që statusi i saj duhet të jetë beqare, sepse mungon deklarata e bashkëshortit. Viola Haxhiademi dha dorëheqjen pas shpalljes fitues nga ana e kolegjit të Lulzim Bashës dhe pas votimit të 8 majit të këtij viti.