E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasuritë e ministrave të rinj, Panariti më pasaniku, Noka e Tavo marrin dhurata të majme nga vëllezërit

Share

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, ministri i ri i Jashtëm, Edmond Panariti është më i pasuri nga ministrat e rinj. Sipas deklaratës zyrtare të pasurisë, publikuar nga gazeta Shqip, Panariti ka në pronësi bashkë me të shoqen tre apartamente, një në Tiranë dhe dy në Kavajë. Po ashtu ata kanë në pronësi edhe një automjet Mercedes C Class. Megjithatë nuk ndalet këtu pasuria e kryediplomatit të ri. E shoqja, Narin Panariti deklaron se ka në bankë rreth 150 mijë euro, 20 mijë dollarë dhe 3 milion lekë, të grumbulluara nga puna e saj si honorare, konsulenca, mësimdhënie, etj.

Ndërkohë, Vangjel Tavo deklaron se ka në pronësi një apartament në Tiranë dhe një shtëpi në Pire në Greqi, të cilin thotë se ia ka falur i vëllai. Tavo thotë se ka qenë pedagog tek Kristali dhe ka deklaruar edhe pagën e marrë atje. Ai thotë se ka në pronësi një makinë Land Rover (10 mijë euro).

Kurse Flamur Noka, i përvuajturi i madh i këtij regjimi, thotë se ka në pronësi vetëm një apartament në Tiranë (83.7 metër katror) dhe një autoveturë Mitsubishi me vlerë 7 mijë euro, që ia ka falur vëllai i tij që jeton në Belgjikë.

Bie në sy se Tavo dhe Noka i kanë shtëpitë e tyre në Tiranë të blera me kredi nga Enti i Banesave. Dhe ta mendosh se Flamuri ka arritur të marrë shtëpi edhe në Sarandë për vëllezërit e tij nga Enti i Banesave. Për të mos folur pastaj për Range Rover-in luksoz me të cilin bredh kudo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›