Punonjësit e KURUM protestë para kryeministrisë
TIRANË- Metalurgët e kompanisë KURUM kanë protestuar sot përpara kryeministrisë, ndërsa kreu i konfederatës së sindikatave, Kol Nikollaj kërkoi nga kryeministri Berisha të zgjidhë situatën e metalurgëve, pasi 700 persona janë lënë pa punë.
“Me çdo mjet dhe cmim kërkojmë që metalurgët të vazhdojnë punën. Nuk jemi dakord me nxjerrjen e tyre në asistencë pasi kompania nuk ka falimentuar, por ushtron aktivitet. Qeveria është e detyruar që nëpërmjet mekanizmave të saj ligjore të vendosë rregullim mes ERE, KESH, KURUM dhe ligjit. Ne kërkojmë të zbatohet ligji", tha Nikollaj.
Ndërkaq, vetë metalurgët kanë paralajmëruar për protesta të përditshme, deri në marrjen e një përgjigjeje.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga protesta para kryeministrisë