E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasurite kulturore ne qarkun e Dibres

Kalaja e Grezhdanit në qarkun e Dibrës dhe vlerat e saj në trashëegiminë kulturore ka mbledhur në një sesion shkencor personalitete të kulturës dhe artit në rajon dhe më gjerë për të nxjerrë në pah veçantit e këtij objekti në prag të çeljes së sezonit turistik dhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. 
Drejtori i Drejtorisë rajonale të Kulturës Kombëtare Dibër prezantoi përpara të pranishmeve pasuritë e tjera kulturore të këtij rajoni dhe vuri në dukje gjithashtu  punën e bërë për mirëmbajtjen e tyre. 
Por veç kalasë së Grezhdanit vëmendjes së turistëve të huaj nuk i kanë shpëtuar as Kulla e Zunës, Kulla e Dine Hoxhës, xhamia e Allabegisë, Kisha e Sveti Spas, dhe Ura e Vashës si objekte me vlera të rralla në trashëgiminë kulturore të këtij qarku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›