Patentat, 100 dosje të falsifikuara
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar 100 raste me abuzimet e lejeve të drejtimit për automjetet. Hetues në Njësinë Antikorrupsion Task Force në Prokurorinë e Tiranës bënë të ditur se 100 dosje kursantësh të autoshkollës "Univers Vip" kanë rezultuar të falsifikuara. Sipas tyre, ekzaminimet e këtyre dosjeve kanë provuar falsifikimin e të dhënave të personave të interesuar për patenta, si vendbanimet dhe arsimimi i tyre. Grupi hetimor dyshon se drejtuesit e kësaj autoshkolle merrnin ryshfet nga klientët e tyre për marrjen e patentës në mënyrë të paligjshme, duke shmangur procedurat ligjore (kurset). Në kuadër të këtij procedimi penal, janë marrë të pandehur shtetasit Kadri Dajçi, pronar i autoshkollës "Univers Vip", instruktorët e saj Qazim Hoxha e Jonuz Meshi, si dhe dy ish-punonjës të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor të Tiranës, Emiljano Kahu e Sokol Breça.