E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni "Stuhia e detit" në gjykatë

Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka dhënë fund hetimeve mbi drogën e sekuestruar afro një vit më parë në autobusin e linjës ndërkombëtare Sarandë-Athinë. Prokuroria dërgoi për shqyrtim gjyqësor dosjen penale në ngarkim të të pandehurit Rikard Murtaj, 36 vjeç, nga Saranda, i cili akuzohet për veprën penale të "trafikut të lëndëve narkotike". Ky shtetas u arrestua në maj të vitit të kaluar gjatë operacionit të koduar "Stuhia e detit", i organizuar nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. I pandehuri akuzohet për trafikimin e sasisë prej 118 kilogramësh bime narkotike e llojit marijuane. Ajo u gjet dhe sekuestrua në autobusin e linjës ndërkombëtare Sarandë-Athinë, të cilin ai e drejtonte, gjatë një kontrolli në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›