E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka finale Real-Chelsea

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka sugjeruar se nuk pret të takohet me ish skuadrën e tij Chelsea në finalen e Ligës së Kampionëve.

Reali do të ndeshet me Bayern Munichun në gjysmëfinale pas tejkalimit të Apoel Nicosias, ndërsa Chelsea do të luajë me Barcelonën. Por, Mourinho, i cili është ankuar se gjyqtarët favorizojnë Barcelonën nuk pret të përballet me Chelsean.

“Mund të jetë Bayerni ose Barcelona. Nuk mendoj se do të jetë Real Madrid – Chelsea dhe e dimë pse. Barcelona nuk është favorite, është super-favorite”, deklaroi Mourinho pas përfundimit të takimit me Apoelin.

Reali ka mposhtur rivalin e tij më të madh Barcelonën vetëm një herë në 10 ndeshje prej kur Mourinho kaloi në Santiago Bernabeu nga Inter më 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›