E Diel, 1 Nëntor 2026

Vula, kryetar i gjyqtarëve të basketbollit

Nga Express më 16 shtator 2011 në ora 12:25

Të enjten në Prishtinë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kjo pasi Kuvendi e ka liruar nga detyra kryetarin e deritanishëm të kësaj shoqate, Faton Kurshumlinë, pasi gjyqtari i njohur kosovar gjykon ndeshje basketbollistike edhe në Gjermani, andaj ai e kishte të pamundur të kontribuojë më tepër në funksionalizimin e mëtejmë të shoqatës. Kështu, kuvendarët postin e kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve ia besuan Alban Vulës, i cili nuk e kishte asnjë kundërkandidat për këtë pozitë.

Kurse, nënkryetar i tij u emërua Hajredin Zeka. Ky i fundi u emërua edhe anëtar i bordit të kësaj shoqate, bashkë me Xhavit Beqirin, Xhelal Mumini, Nexhdet Hoxhën, Azem Hoxhajn e Nol Spahijën. Sipas një njoftimi për media të FBK-së, Naim Lepaja, Remzi Ramadani e Lulzim Maloku janë emëruar anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të kësaj shoqate. Njëherësh Bordi i shoqatës i ka emëruar edhe anëtarët e rinj të organeve tjera udhëheqëse të kësaj shoqate.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›