Shiba në Ravenna

Henri Shiba është përforcimi më i ri i Ravennas. Klubi italian ka njoftuar për angazhimin e sulmuesit shqiptar nga ekipi tjetër italian Melfi. 23 vjeçari konsiderohet si përforcim i rëndësishëm i ekipit nga Lega Pro (liga e tretë italiane).
“Ravenna njofton për transferimin e sulmuesit shqiptar Henri Shiba, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit Giorgetti tash e tutje. Ravenna do ta ketë në dispozicion një lojtar kualitativ në repartin ofanziv, duke e pasuruar sulmin që përbëhej nga Frediani, Egbedi e Pompei”, njofton klubi italian.
Për ish përfaqësuesin U-21 të Shqipërisë, i gjatë 187 centimetra, në Itali thonë se është sulmues komplet, i fortë fizikisht, i saktë me kokë dhe i mirë në mbrojtje të topit, duke u treguar edhe mjaft syçelë përpara portës. Më parë, futbollisti i lindur në Tiranë më 16 mars 1988, kishte luajtur edhe në ekipet Reggina, Novara, Cavese dhe Barletta.