E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Nuk do të ndryshojë gjë pas rënies së qeverisë çeke



Komisioni Evropian reagoi dje, duke deklaruar se rënia e qeverisë çeke nuk do të prekë presidencën e BE-së, si dhe objektivat e saj. KE-ja beson që legjislacioni kushtetues do t'i mundësojë Çekisë të vazhdojë me kryesimin e Këshillit të BE-së me të njëjtin efikasitet. Komisioni Evropian ka bërë thirrje për zgjidhjen e çështjeve të brendshme dhe garantimin e funksionimit normal të presidencës. Dy ditë më parë, opozita e majtë çeke votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj kabinetit të Kryeministrit, Mirek Topolanek, i cili ka deklaruar se do të kërkojë që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen gjatë verës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›