Antidroga gjurmon te riun ne rruge, e kap me heroine

Shkodër, 26 mars 12:08 NOA – Një djalë që shëtiste rrugëve të Shkodrës, ka rënë në kurth policor, pa e ditur se do të kontrollohej nga antidroga që i sekuestroi herinë që mbante me vete.
Policia e Shkodrës tha sot për agjencinë e lajmeve NOA se 23-vjeçari Romeo Rumija, lindur e banues në fshatin Vrake të rrethit Malësi e Madhe, u arrestua nën akuzën e “Mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
“Pas një informacioni të marrë nga ana jonë në rrugë operative, 23-vjeçarit Romo Rumija i është bërë kontroll dhe i është gjetur në xhep një sasi prej 3.2 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë”, - sqaroi policia.
r.d/NOA