“Banda e Durrësit”, Coli: Jaho Mulosmani, ndihmësi ynë
TIRANE- I penduari i “Bandës së Durrësit”, Adriatik Coli ka vijuar më dëshminë e radhës kundër shokëve të tij duke nxjerrë një emër të ri në cështje, por jo të panjohur për drejtësinë shqiptare.
Në dëshminë e radhës bërë sot ne seancën gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Adriatik Coli, ish-pjestar i Bandës së Lulzim Berishës ka përmendur Jaho Mulosmanin si bashkëpunëtor të durrsakëve. Mulosmani aktualisht është në burg përjetë pasi është konsideruar fajtor për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari. Në rrëfimin e tij, Coli e tregon se Mulosmani, ish-shefi i rendit ne Tropojë ka furnizuar permes familjareve të tij, me rroba ushtrie dhe policie anetaret e Bandës së Durresit. Nga dëshmia mësohet se këto rroba i janë dorëzuar vetë Adriatik Colit.
Dëshmitë e Colit kanë janë konsideruar kyce, jo vetëm për të vërtetuar akuzat ndaj të pandehurve, porse gjatë rrëfimit kanë dalë emra surprizë. Kështu pas dëshmive të dhëna kohët e fundit, Coli përmendi ish-kreun e PDK në Malësine e Madhe, Aleksander Keka vrarë me minë në makinë pak para zgjedhjeve të 28 Qershorit si korrier droge. Coli përmendi edhe Dritan Dajtin, aktualisht arrestuar për vrasjen e 4 policëve, si personazh që tentoi të bashkëpunonte me ish-anëtarë të bandës, bashkëpunim që nuk u arrti pasi u prishën pazaret. Banda e Durrësit konsiderohej si më e rrezikshmja pasi kreu disa vrasje dhe realizoi një trafik të gjerë droge kryesisht mes Shqipërisë dhe Italisë. Shumica e anëtarëve sot po gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjykim që po shkon drejt fundit. (d.b/BalkanWeb)