E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Do rrezojme Ramen nga kreu i bashkise

Nenkryetari i Partise Demokratike, Astrit Patozi deklaroi dje se Partia Demokratike do te arrinte ta rrezonte Edi Ramen, nga drejtimi i bashkise se Tiranes, po ashtu edhe nga Partia Socialiste. Gjate takimit me banore te komunave te Kavajes, kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi deklaroi se mazhoranca aktuale,nuk mund te lejonte te toleronte aferat korruptive te Edi Rames ne krye te bashkise se kryeqytetit, afera qe jane bere nepermjet lejeve te ndertimit. Sipas Patozit, vetem pak dite me pare, Rama ne menyre flagrante kerkoi te mblidhte KRT-ne e Tiranes dhe nga 18 leje ndertimi, 14 t'ia jepte ortakut te rij, Alban Eftimi. "Edi Rama kerkoi te mblidhte KRT-ne e Tiranes dhe nga 18 leje ndertimi 14 do ia jepte te njejtes Studio, "Atelier 4", e cila i perket bashkepunetorit dhe ortakut te tij, Alban Eftimi". Akte te tilla korrupsioni, 15%-eshat apo dy katet qe jepen per cdo pallat te ndertuar ne Tirane me aprovimin e tij, jane krejtesisht te papranueshme", deklaroi nenkryetari i PD-se, gjate fjales se mbajtur perpara banoreve te komunave te Kavajes. Sipas tij, per te frenuar kete korrupsion, PD ka vendosur ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar, i cili do t'iu tregoj shqiptareve dhe dimensionin e vertete te korrupsionit dhe vjedhjeve, qe ben Edi Rama si kryetar i bashkise se Tiranes. Sipas Patozit, me shume se shkarkimi qe do i vije nga procedurat parlamentare, do te jene qytetaret e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise, ata qe me voten e tyre do te mundesojne largimin e tij. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›