E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, PS braktis seancen plenare

Rozeta Rapushi

Partia Socialiste paralajmeroi dje nga salla e Kuvendit, se nuk do te kete zgjedhje, pa u zgjidhur problemi i pajisjes se kartave te identitetit. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, tha qe ne fillim te seances plenare te dites se djeshme, se skema e qeverise per kartat eshte e deshtuar. "Taksa e votes po le qindra mijera shqiptare pa votuar dhe po e provokon opoziten pertej kufirit te durimit. Ndaj sot ne po i biem kambanes se alarmit per zgjedhjet, duke dale nga seanca e Parlamentit", tha Leskaj, duke ftuar opoziten per braktisjen e seances parlamentare. Por braktisja nga ana e deputeteve te selise roze ndaj Kuvendit sipas Leskajt, do te vijoje deri ne momentin kur maxhoranca te zgjidhe ceshtjen e kartave. Sipas saj, PS nuk mund te lejoje kryeministrin Sali Berisha qe te tallet me votuesit, duke nxjerre vendime te pa zbatueshme. "Vendimi i fundit i qeverise eshte i cunguar e konfuz dhe mban peng procesin. Me kete vendim pranuat gabimin, por nuk zgjidhet problemin. S'bete gje tjeter, por perpiqeni t'ua shkarkoni pergjegjesite dhe deshtimin tuaj si qeveri pushtetit vendor", u shpreh Leskaj. Kryetarja e grupit socialist, "tolerancat" e qeverise i quajti tallje me zgjedhesit. Sipas Leskajt, nese maxhoranca kujton se do te mbaje pushtetin duke mbajtur shqiptaret larg kutive te votimit, i ka bere llogarite gabim. "Asnje shqiptar nuk do te kursehet te paguaj taksen e votes, qe do te mbetet turpi juaj me i madh. Duke shkelur te drejten e votes ju po prishni zgjedhjet. Nuk ka zgjedhje pa zgjidhur kete problem. Ne kerkojme ate qe jua kemi bere te qarte te hiqni taksen e votes dhe te hiqni barrierat qe pengojne shqiptaret ne ushtrimin e te drejtes kushtetuese per te votuar", vijoi Leskaj. Ne emer te selise roze, ajo beri te qarte, se socialistet nuk do te kthehen ne Kuvend, deri ne momentin kur maxhoranca te zgjidhe nje here e mire ceshtjen e pajisjes se zgjedhesve me karta identiteti. Leskaj tha me bindje, se socialistet do t'i qendrojne deri ne fund ketij qendrimi dhe nuk do te pranojne qe zgjedhesit te mos pajisen me karta identiteti. Kerkese e bere shpesh dhe nga nderkombetaret si nje prej kushteve per procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Prej kohesh, Partia Socialiste, ka bere thirrje ne Kuvend, se procesi i pajisjes me karta te shtetasve shqiptar eshte i vonuar dhe po shkon drejt deshtimit. Madje socialistet, edhe kane paralajmeruar se do te marrin masa te tjera, pasi situata po perkeqesohet. E me sa duket kjo eshte nje nga masat e para qe po merr Partia Socialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›