E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Opozita, bojkot nga frika e hapjes se kartelave

Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e quajti dje bojkotin e opozites ne seance plenare, frike te saj nga hapja e kartelave. Duke permendur serish ceshtjen e dosjeve, Topalli tha se socialistet nuk e kane problemin me kartat, po e kane me kartelat e tyre. "Ja kjo eshte politika e re qe kerkon te sjelle e majta. Shiheni si largohen nga salla", u shpreh Topalli ne momentin e largimit te deputeteve socialiste nga Kuvendi, si rebelim ndaj vonesave ne pajisjen me karta te zgjedhesve. Prej kohesh, kryetarja deklaron ne Kuvend se disponon kaseta e regjistrime te deputeteve socialiste, por dhe vete kreut Edi Rama, me Mihal Delijorgjin, pronarin e firmes se demontimit te armeve ne Gerdec. Por pavaresisht kesaj, nuk ka dhene detaje te tjera. Ndersa ministri i Brendshem, Bujar Nishani, sqaroi se procesi i pajisjes se shtetasve me karta identiteti, eshte ne rruge te mbare. Sipas tij, vendimi i marre dy dite me pare nga qeveria, per dhenien e parapagimit per kategorite ne nevoje, eshte nje lehtesim me shume, qe te gjithe te pajisen me karta. "Opozita po spekulon ne menyre te vazhdueshme, sepse procesi eshte i rregullt, transparent dhe po ecen sipas parametrave normal", sqaroi Nishani. Ministri akuzoi opoziten, se kerkon te frikesoje shtetasit. Sipas tij, subvencionimi qe po ben qeveria eshte vetem per te ndihmuar qe te gjithe zgjedhesit, te shkojne e te marrin kartat e identitetit. Po keshtu edhe kreu i grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, i kerkoi opozites, qe te mos abuzoje me, me ceshtjen e kartave te identitetit. Sipas tij, ne cdo vend te botes, dokumentet e identifikimit, jane blere nga shtetasit. Madhi theksoi, se nje dokument i thjeshte, kushton me shume se sa karta e identitetit, e cila eshte per nje kohe te gjate. "Opozita po abuzon, sepse procesi po ecen sipas standardeve te kerkuara. Firma po prodhon me nje kapacitet prej 14.000 kartash ne dite. Kjo eshte nje shifer e mjaftueshme qe zgjedhesit, ne menyre te vecante ata qe nuk kane pasaporta, te pajisen te gjithe me kartat e identitetit", vijoi Madhi.

14 Mije Karta identiteti mund te prodhohen brenda nje dite, nga kompania qe ka marre persiper realizimin e tyre. Shifra u be publike dje ne Kuvend nga mazhoranca, e cila siguroi se procesi po ecen me parametra normale.

500 Mije

Zgjedhes, qe nuk kane pasaporta kane mbetur aktualisht pa u pajisur me karta identiteti. Numer ky, qe sipas republikanit Arian Madhi, do te aplikoje per kartat para zgjedhjeve parlamentare dhe qe ploteson kuadrin e kerkuar.

Akuza

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, akuzoi dje opoziten e majte, se braktis seancen plenare, sepse ka frike nga kartelat, dhe nuk shqetesohet aspak per pajisjen me karta identiteti te qytetareve shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›