E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi Ftojme PS te votoje ligjin

Partia Demokratike ka ftuar ate Socialiste qe te votoje neser ne seancen parlamentare ligjin per gjykaten administrative duke kerkuar qe ai te mos ngaterrohet me debatet politike.

Ne nje deklarate per shtyp kryetari i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi ka deklaruar se refuzimi per te votuar kete ligj do te ishte nje qendrim i gabuar ndaj partnereve amerikane.

Ftojme PS te votoje ligjin per gjykaten administrative. Oferta jone eshte e sinqerte dhe e ndershme. Mos votimi i ketij ligji do ishte gjeja me e papershtatshme per te treguar mirenjohjen ndaj SHBA ka pohuar Patozi.

Ai eshte shprehur se ligji ne fjale nuk duhet te ngaterrohet me konfliktet politike dhe ka nenvizuar se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje propozimet e opozites per te.

Perfituesit e tij nuk mund te vecohen ne te majte dhe te djathte. Nuk mund ti ndajme ata ne te PD-se apo te PS-se. Grupi parlamentar demokrat eshte teresisht i gatshem te pranoje dhe te votoje cdo sugjerim te PS per gjykaten administrative. Jemi te bindur se votimi i ketij ligji duhet bere dhe nuk duhet te ngaterrohet me debatet politike ka nenvizuar Patozi.

Ai ka shtuar me tej se ky ligj eshte i rendesishem per klimen e biznesit ne vend forcimin e gjyqesorit dhe per partneritetin strategjik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›